Bukurite natyrore te Çorovodes dhe Bogoves. –
Çorovoda është një qytet i vogël malor që na ofron shumllojshmëri aktivitetesh dhe bukuri natyrore. Është një vend ideal per tu shplodhur, të shijosh natyrën por dhe të shijosh një vakt të paharrueshëm, të servirura me ushqime dhe gatime tradizionale të zonës. Kjo duke u shoqëruar me një klime dhe ajër të pastër, që çdokush do të donte të kalonte një eksperience aventureske dhe mbresëlenese.
Bogova na i ofron të gjitha keto mundesira. Eshte nje fshat i vogel ne afersi te corovods rreth 17 km larg qytetit. Ky destinacion turistik na ofron nje natyre te qete dhe e pasur me nje faune dhe flore te shumllojshme.
Ne Bogove eshte Parku Kombetar. Si fshat turistik ofron nje akomodim miqesor, modern me tarifa te arsyeshme dhe nje kuzhine tradicionale te zones. Te gjithe te apasionuarit e natyres, mund te shijojne ecjen malore qe te con tek ujvarat qe ndodhen rreth 30 minuta larg qendres se fshatit.
Rruga behet interesante duke ngjitur kodren dhe rrugica te vogla e rrethuar me flore te shumllojshme. Prane ujvares gjendet nje vend pushim i vogel per piknik dhe per tu
Aty mund te shikosh ujin qe bie nga 20 metra lartesi dhe bie ne nje grope me rreth 12metra thellesi. Uji eshte i paster dhe i ftohte, nga ku te lind ideja per te bere nje banje apo dhe nje hedhje ne lartesi. Cdo gje eshte perfekte, ku natyra te jep ndiesine e relaksit dhe kenaqesis. Pas kesaj aventure te kendshme eshte koha te shijosh nje dreke te pergatitur me ushqime te zgjedhura ku nderthuret shija e mishit te qengjit me gatimet shtepiake te shoqeruara me nje gote vere dhe raki te zones.
Mbasditja ofron mundesira te tjera per ate qe duan te njohin historine e qytetit dhe te njifen me kulturen dhe personazhet qe kane pasur nje impakt te rendesishem ne themelimin dhe zhvillimin e qytetit.
Muzeu historik ndodhet ne afersi te qendres se qytetit. Aty gjejme copeza te rendesishme te historise se qytetit qe nga periudha e mesjetes, tek periudha otomane, e deri tek luftrat boterore.
Vizita shoqerohet me nje cieron qe te orienton dhe te shpjegon detajet konkrete, te personazheve te rendesishem te pjeses arkeologjike e deri tek mjetet e punes dhe armet e perdorura gjate periudhave te ndryshme.
Kredite: Photos Nadion Xhaja