Bullgari: – 500 ndërtesa u bënë pjesë e trashëgimisë kulturore
17 Tetor 2023
500 ndërtesa me vlerë bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Afro 40% e tyre janë propozime të reja për t’u përfshirë në Listën e Vlerave të Paluajtshme Kulturore, tregon një fazë e Programit Territorial të Institutit Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore të Paluajtshme, mbajtur në Plovdiv, Nesebërin e Vjetër, qytetin Banja dhe fshatrat Svezhen dhe Skorcite.
Qindra ndërtesa të gjysmës së parë të shekullit të 20-të me cilësi të vlefshme ende nuk janë studiuar. Lista e pasurive të paluajtshme kulturore nuk është përditësuar për më shumë se 30 vjet.
Për momentin në të ndodhen afro 40 mijë objekte, por të dhënat për statusin e tyre nuk janë të përditësuara. Një nga konkluzionet e ekspertëve të programit është se mungojnë koncepte të tërësishme për mbrojtjen e vlerave kulturore në territorin e bashkive.