Bullgari: Kuçedër me shtatë kokë dhe me kurora është bazorelievi më interesante në ekspozitën e re të Muzeut Historik
– Shtatë kokat me kurora te kuçedrës – simbolizojnë shtatë perandorët latinë, të kurorëzuar në Kostandinopojë. –
Më Muzeun Historik Kombëtar ne Sofie-Bullgari është ekspozuar një plastikë (bazoreliev) unike prej gruri, që pasqyron kuçedër me shtatë kokë dhe me kurora nga shekulli i XIX-të. Pllaka në fjalë ka qenë pjesë e zbukurimeve murale të kishës “Shën Thanas” në fshatin Bellopoljane, në rajonin e qytetit Ivajllovgrad (Bullgari Juglindore).
Kisha është ndërtuar në vitin 1838 dhe është një shembull mbresëlënës i arkitekturës nga pjesa e parë e shekullit të XIX. Ka dy teori për simbolikën e plastikës. Njëra është lidhur me perceptimin biblik të Shejtanit si një kuçedër me shtatë brirë – pasqyrim i së keqes dhe fuqive të errëta. Teoria tjetër ka analogji të tjera arkeologjike në rajonin e qytetit Ivajllovgrad. Në vitin 2014 në “Qytetin e Mermertë”, siç është njohur kështjella mesjetare Ljutnica, është gjetur një mamuz bronzi i lyer me ar, mbi të cilin janë paraqitur shtatë kokë kuçedrash. Mamuzi ka qenë pjesë e pajisjes ushtarake të ndonjë kalorësi pjesëmarrës në sulmin e latinëve kundër kështjellës në fundin e shekullit të XIII-të.
Në rrënojat e kështjellës Ljutnica janë gjetur dhe monedha të argjendta latine. Në jetëshkrimet e asaj kohe latinët janë përshkruar si shejtanë. Kështu në kujtesën e popullit të krahinës Trakia mbetet imazhi i kuçedrës me shtatë kokë me kurora – ato simbolizojnë shtatë perandorët latinë, të kurorëzuar në Kostandinopojë, që ishin fajtorët për dëme të panumërta në Ballkan. Tema për kuçedrën është e pranishme edhe në krijimtarinë popullore.