Bullgari: – Provat arkeologjike gjithnjë e më shumë tregojnë se kemi gjene të përbashkëta me trakët.

21-06-25

Për vitin e nëntë me radhë Plovdiv (Bullgaria Jugore) përsëri është mikpritës i festivalit ndërkombëtar “Ditët e Kulturës së Trakëve”, i cili do të zgjasë deri më 29 qershor. Qyteti është qendra gjeografike e Trakisë dhe zbaton misionin për të ruajtur dhe eksploruar trashëgiminë materiale dhe kulturore të trakëve.

Para Radios Kombëtare Bullgare, doc. Veselina Vaçkova theksoi se në të gjitha tokat bullgare ka prova për praninë e trakëve. “Provat arkeologjike gjithnjë e më shumë po dëshmojnë se ne jemi pasardhësit e drejtpërdrejtë, përfshirë gjenetikisht, të popullatës që ka banuar në tokat tona të paktën 40 gjenerata më parë, dhe se fondi gjenetik trak është pjesë e fondit tonë gjenetik dhe e kulturës sonë,” tha ajo.

Thesari i artë Trak nga Kralevo Bullgari

Programi kulturor i festivalit përfshin koncerte folklorike, ekspozita, lexime letrare, kurse në pjesën e tij shkencore do të paraqiten 27 raporte nga shkencëtarë të njohur bullgarë.