Bullgari: – U zbuluan derra të egër me murtajë afrikane
5 Dhjetor 2022
Ekipet e gjuetisë në rajonin e qytetit Ruse qëlluan tre derra të egër të infektuar me murtajë afrikane.
“Sapo kemi mostra pozitive në fillim të sezonit, është shqetësuese për fermat e derrave dhe fermat private”, tha për BNR Dr. Nikollaj Nenov nga Agjencia Rajonale e Sigurisë Ushqimore.
U mblodh Komisioni Epiziotik në rajonin e Ruses. Ajo urdhëroi që kafshët e sëmura të varrosen dhe të vendoset një regjim më i rreptë kontrolli dhe biosigurie në fermat e derrave.
Në vitin 2019, sëmundja u bë shkak për zhdukjen e dhjetëra mijëra kafshëve në fermat e derrave.
Që atëherë, gjuetarëve u kërkohet të dorëzojnë mostra për testim për murtajën afrikane nga të gjithë derrat e egër të qëlluar.