Burri i Spiropalit merr tenderin për zyrat e Albgaz-it në Fier

09/10/20

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë së fundmi denoncimin e një qytetari, se rikonstruktimi i zyrave të Albgaz në Fier janë kryer me çmim përtej normales nga një firmë ndërtimi fantazmë nën menaxhimin e të shoqit së ministres Elisa Spiropali, Salarjon Totaj.

Burri i Spiropalit merr tenderin për zyrat e Albgaz-it në Fier

“Salarjani i Spiropalit të thanë në tendera”,  shkruan krahas denoncimit Berisha.

Qytetari shtron një sërë pyetjesh kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe  Energjitikës, Belinda Balluku, duke i mëshuar pohimit se qeveria, krahas korrupsionit, po inauguron objekte shtetërore pa leje ndërtimi dhe me substanca të rrezikshme për jetën e punonjësve.

Ai gjithashtu bën me dije se pikërisht për këto arsye, aksionerë italianë refuzojnë të marrin në dorëzim projektin.

Gazeta Mapo