Bushati: – Rama erdhi në pushtet duke sulmuar Fatos Nanon, po largohet duke e lavdëruar
Bushati: – Rama erdhi në pushtet duke sulmuar Fatos Nanon, po largohet duke e lavdëruar
17 SHTATOR 2020
Analisti Andi Bushati deklaroi nga studio e OPEN se e ka të vështirë të tregojë se çfarë ka bërë mirë Edi Rama gjatë qeverisjes, ndërsa nuk ngurroi të listonte disa dështime, sipas tij.
“Nësë do më pyesnin para disa ditësh se çfarë ka bërë mirë Edi Rama, do thoja ndalimin e lojërave të fatit. Tani nuk e thëm dot as këtë. Mund të vlerësoj Lungomaren në Vlorë. Kaq. Pastaj lista e të këqijave është e madhe se nuk ke ku ta fillosh. Tenderi për qentë dhe nuk kishte qen gjatë tërmeti, propaganda me Rindërtimin.”, tha Bushati në OPEN.
Duke iu referuar letrës së kryeministrit për Fatos Nanon në ditëlindjen e tij, Bushati ironizoi kur tha se Rama erdhi në pushtet duke sulmuar Nanon dhe po e lë pushtetin duke e lavdëruar atë.
“Edi Rama ka ardhur në pushtetet duke i kërkuar falje popullit për veprimet e Fatos Nanos dhe po e mbyll duke lavdëruar Fatos Nanon”, tha Andi Bushati.
Gazeta Shqip