Busti i Florës, perëndeshës romake të bimësisë, nuk është vepër e Leronardo da Vinçit
3 Maji 2023
Nga Albert Vata.
Pas një shekulli aludimesh, studjuesit dalin në përfundimin se kjo vepër nuk është e Leronardo da Vinçit, siç pretendohej.
Një bust, i cili ndodhet në koleksionin e Muzeut Bode të Berlinit, që i ishte atribuar prej kohësh, Leonardo da Vincit, kryesisht referuar tipareve që përkonin me portretet e grave që realizoi mjeshtri i Rilindjes së Artë, nuk rezulton të jetë i tij. Sidoqoftë, nuk kishte asnjë provë që lidhte direkt da Vinci me skulpturën e perëndeshës Flora, një perëndi romake e bimësisë, lulëzimit dhe vegjetacionit. Origjina e skulpturës prej dylli është kontestuar ngulmueshëm midis ekspertëve të artit për më se një shekull.
Studiuesit e kanë zgjidhur përfundimisht këtë enigmë me kadegorizimin e provuar tashmë shkencërisht, se statuja e perëndeshës Flora nuk i përkiste Titanit të Rilindjes së Artë, Leonardo da Vinci.
Por si u zgjidh kjo enigmë që mbante një vepër arti me autor të kontestuar?
Busti prej dylli u punua kryesisht nga spermaceti, një substancë dylli e prodhuar nga kokat e balenave. Ky zbulim i nxiti shkencëtarët të aplikonin një metodë të re të kalibrimit, në mënyrë që të datonin me saktësi objektin, duke zbuluar se, Flora nuk ishte prodhuar kur Da Vinci ishte gjallë (1452 deri në 1519).
Sipas ekspertëve që janë marrë me shqyrtimin përfundimtar të autorit të veprës, busti ka shumë të ngjarë të jetë gdhendur gjatë shekullit të 19-të.
Flora ka një fytyrë të qeshur dhe është e gjatësisë 70 centimetra. Ajo ka një peshë afërsisht 28 kilogramë. Në vitin 1909, statuja prej dylli u ble nga Wilhelm von Bode, drejtori themelues i Muzeut Kaiser Friedrich (tani Muzeu Bode) në Berlin, i cili bleu bustin në ankand dhe ia atribuoi veprat artistike Da Vinci, sipas Muzeut Bode.
Sidoqoftë, brenda dy viteve nga blerja e bustit, studiuesit në të gjithë Evropën botuan më shumë se 730 artikuj, duke vënë në dyshim prejardhjen e skulpturës.
Analiza kimike e dyllit, e kryer në vitet 1900, nuk mund të përcaktojë moshën e statujës, por zbuloi gjurmë të spermacetit, e cila ishte e rrallë e përdorur në artet e Rilindjes dhe ishte më e zakonshme në skulpturat e shekullit të 19-të.
Një tjetër vlerësim argumentoi se metoda e derdhjes së kallepit nuk pasqyronte teknikat e Rilindjes dhe një hetim gjeti gazeta të shekullit të 19-të dhe fragmente druri në pjesën e prapme të bustit, megjithatë këto detaje nuk u morën në konsideratë me pretendimin se këto mund të ishin shtuar gjatë modifikimeve të mëvonshme, pasi u skalit busti.
“Ekzistojnë gjithashtu dokumente historike që mbështesin një përkatësim të shekullit të 19-të, duke përfshirë një deklaratë ligjore nga djali i Richard Cockle Lucas, një skulptor britanik i shekullit të 19-të, që thotë se babai i tij bëri bustin e Florës më 1846”, raportuan shkencëtarët.
Në studimin e ri, studiuesit kryen një analizë kimike, e cila tregoi se busti ishte bërë kryesisht nga spermaceti, i përzier me disa lloje dylli bletësh. Ekspertët hulumtues më pas datuan me mostrat e dyllit nga busti, duke matur prishjen e karbonit-14, një formë radioaktive e karbonit, duke i kalibruar ato llogaritje për të reflektuar në një përfundimtare, sipas së cilës dylli erdhi nga kafshët e një mjedis detar. Duke krahasuar analizën e tyre të dylli me matjet e karbonit-14, nga burime të tjera detare, ata ishin në gjendje të krijonin një interval datash për bustin që ishte më i saktë se vlerësimet e mëparshme të karbonit-14, nënvizon studimi.
Gazeta Dita