Busti i Mid’hat Frashërit gati, skulptori: Detyra jonë t’i nderojmë këto figura të ndritura të kombit tonë! –
Busti i Mid’hat Frashërit gati, skulptori: Detyra jonë t’i nderojmë këto figura të ndritura të kombit tonë! –
Skulptori Agim Rada përfundon bustin për Mid’hat Frashërin. Eshtrat e Mid’hat Frashërit riatdhesohen në atdhe pas një jave. Rada shprehet se këto figura të ndritura kombit duhet nderuar
Nga Valeria Dedaj.
Skulptori Agim Rada ka jetësuar në bronz figura të rëndësishme të kombit shqiptar, si Marin Barletin, Jan Kukuzelin dhe Petro Markon. Por, ai e quan veten me fat, që kolanës së krijimtarisë së tij, i shton edhe një gur të çmuar, siç është busti i Mid’hat Frashërit. Për kamerën e “Report tv” artisti, Agim Rada, rrëfen punën që ka bërë për realizimin e kësaj vepre
Kolanës së veprave të mia u shtohet edhe një gur i çmuar, siç është kjo figurë e ndritur e kombit tonë, një gjeni i letrave, një patriot i madh edhe pinjoll i një familje të madhe, që kanë kontribuar shumë në identitetin e kombit tonë, siç janë xhaxhallarë e tij, Naimi edhe Samiu, edhe i ati Abdyli.
Agim Rada, skulptor
Rada mendon se është detyra jonë që këto figura t’i vendosim në panteonin që meritojnë.
Mendoj se kjo figurë e anatemuar nga komunizmi, e lënë në harresë edhe duke falsifikuar historinë, kanë falsifikuar edhe jetën e tij, që e treti për vendin e vet. Ata që “vranë” Shqipërinë kanë varre në Shqipëri, ata që e “zhveshën” që bashkëpunuam me Moskën, Beogradin, Pekinin, me djallin kanë varre këtu, ndërsa për këtë figurë polietrike nuk u gjetën 2 metra vend.
Agim Rada, skulptor
Portretit i Mid’hat Frashërit, Rada, i ka veshur një buzëqeshje, dhe një papion, sikundër e kanë edhe bustet e vëllezërve Frashëri
Në foto është me kollare, por unë për ta bërë pak më të fisëm, siç i takon asaj familje, elite e kombit tonë, por edhe sepse vëllezërit Frashëri janë me papion. Jam munduar që me vështrimin e tij, me një buzqeshje, që edhe pse me dhimbje brenda ka një buzëqeshje në fytyrë, sepse ky e di, është me postulatin e famshëm të Krishtit, “Leri të marrët të bëjnë çfarë të duan, se do vijë një ditë, që do të shkojë në vendin e vet”.
Agim Rada, skulptor
Artisti mendon se është e rëndësishme që ky bust të jetë në karakter, sa herë që dikush e sheh të hyjë nën lëkurën e tij,për të kuptuar atë që shpreh
Nëse t’i ke arritur që të kapësh ato elementë, siç është fisnikëria, dituria, se ky duket që është një burrë i mençur, ky ballë i tij shpalos dije, se është si një libër i hapur, plastika e portretit, sytë e thellë, kanë një lloj qëndrimi artistik. Unë u rekomandoj të gjithë shqiptarëve, që të lexojnë veprën e tij, mendoni për një çast sikur Shqipëria të kishte rënë në dorë të këtyre, do të ishim shumë më mirë.
Agim Rada, skulptor
Rada e ndien veten shumë krenar, jo për këtë vepër, por edhe për veprat e tjera që aktualisht ka në duar, si Sali Butka, Skënderbeu, Fan Noli, një prift i masakruar gjatë periudhë së komunizmit.
Krijimtaria ime nuk ka qenë kurrë e politizuar, figurat kanë qenë përherë figura të ndritura të kombit, që nuk i kanë shërbyer politikës së ditës, që sot janë në maj të Olimpit nesër gremisen në fund. Unë kam bërë figura që i kanë rezistuar kohës, ndriçimit që ata vetprodhuan. Për këtë jemi shumë borxhli vendit tonë. Prandaj, derisa të jap frymë, unë jam në shërbim të kombit edhe të këtyre figurave.
Agim Rada, skulptor
69 vite pas ndarjes nga jeta, eshtrat e Mid’hat Frashërit riatdhesohen në Tiranë në datë 14 nëntor dhe do të vendosen tek varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri.
Gazeta Shqiptarja.Com