Busti i Skënderbeut vendoset në Parma të Italisë ku jeton komuniteti shqiptar. –
Busti i Skënderbeut vendoset në Parma të Italisë ku jeton komuniteti shqiptar
Veper e Skulptorit Idriz Balani.
9 Dhjetor, 2019.
ITALI– Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në Parma të Italisë nga Komuniteti Shqiptar.
Si pjesë e edicionit të 13-të të muajit të Kulturës Shqiptare i organizuar nga shoqata “Scanderbeg” në Parma, në parkun “Eunice Kennedy” u vendos një monument kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Nisma, e promovuar dhe mbështetur nga shoqata “Skënderberg”, u mbështet nga kryetari Federico Pizzarotti, drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Parmës Nicoletta Paci, Këshilltari për Pjesëmarrje dhe Këshilltari I bashkise se Parmes Marion Gajda.
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Adrian Andreja në Milano dhe nga Anila Pojani, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano falenderuan administratën dhe qytetin për iniciativën.
Shqiptarja.com