“Butrinti jepet me qira?”/ Tare në “PolitikOn”: Model që nuk gjendet në asnjë vend tjetër
“Butrinti jepet me qira?”/ Tare në “PolitikOn”: Model që nuk gjendet në asnjë vend tjetër
Ka startuar në RTV Ora emisioni më i ri “PolitikOn”, nën moderimin e gazetarit të njohur Alfred Lela.
“PPP”-ja për Butrintin ishte tema e pare e emisionit, ku I ftuar ishte edhe eksperti dhe njohësi I trashëgimisë kulturore, Auron Tare.
Sipas tij, nëse do të mësosh diçka më shumë rreth kësaj duhen ndjekur paratë, ndërsa shtoi se një model i tillë nuk gjendet në asnjë vend të Europës.
Auron Tare: “Duke të uruar një sezon të parë. Më vjen mire që emisioni juaj i parë i dedikohet Butrintit. Debati tashmë është prej dy vjetësh mbi fatin e ardhshëm të Butrintit. Në aatë që kuptoj nuk është një koncension i pastër, por një mënyrë paksa e sforcuar. Propozohet një mënyrë administrimi jashtë institucionet shtetërore nga një fond i huaj, ADF.
Duke qenë i përfshirë në Butrint që nga ‘94-95, ku krijuam një shtrat të mire mbi punën 60-70 vjeçare të arkeologëve. U krijua shembull shumë i mirë i menaxhimit të trashëgimisë kulturore”.
Ku shihni diçka që nuk shkon?
Auron Tare: “Kemi dy vizione të kundërta. ADF mendon ta kthehë Butrintin në një Davos. Ndërsa mendojmë për ruajtjen e peisahit hiomerik dhe historik dhe përe ta kthyer Butrintin në një shkollë të arkeologjisë. Sot në Europë nuk ka një model të tillë”.
28/09/2020
OraNews