“Butrinti nuk është pjesë e Shqipërisë”! Forumi i Trashëgimisë nxjerr deklaratën e profesorit të huaj: – Bukëshkalë! Ja çfarë thotë
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore publikon një video-mesazh të profesor Richard Hodges, i cili tregon me hartë Butrintin dhe thotë mes të tjerash se “Shqipëria është një vend i krijuar artificialisht në 1913 dhe Butrinti nuk ka qenë pjesë e saj”.
Teksa e cilëson prof. Hodges si “bukëshkalë”, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore iu drejtohet me një mesazh të fortë deputetëve që votuan ligjin në Kuvend, si dhe kryeministrit Edi Rama, që e quajti Hodges një mik të tij.
Mesazhi i plotë:
“SHQIPERIA, NJE VEND I KRIJUAR ARTIFICIALISHT NE 1913, BUTRINTI NUK KA QENE PJESE E SAJ…”
Zoterinj deputete, JU qe votuat ligjin per dhenien e Butrintit nje fondacioni te huaj. JU qe nuk e lexuat asnjehere ligjin Kumbaro, qe do te sjelle nje rrezikshmeri te larte per trashegimine kulturore shqiptare. JU QE VOTUAT emrat qe ju vuri perpara ministrja Margariti, ku emri i Richard Hodges ishte lideri shkencor qe do te shkruaje historine e Butrintit. JU QE DEGJUAT ME VESHET TUAJ KUR KRYEMINISTRI JU THA NE PARLAMENT SE RICHARD HODGES ISHTE MIKU I TIJ.
Gazeta Shqiptare