Buxheti, zëri rritje paga pensione, zero rritje. 14.6 miliardë, koncesionet. –
Buxheti, zëri rritje paga pensione, zero rritje. 14.6 miliardë, koncesionet
5 nentor 2019
Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm nuk është parashikuar asnjë fond për rritjen e pagave.
Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e vitit 2020 fondi është zero për këtë zë.
Një shtesë në paga sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave pritet të aplikohet në vitin 2022.
Përsa i përket pensioneve një fond prej 2.5 mld leke i përket vetëm indeksimit.
Por edhe pse me kursim në këto dy zëra të rëndësishëm të buxhetit, qeveria do të rrise pagesat për koncensionet.
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhetin 2020 mbi 14.6 miliardë lekë si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kjo shumë është 15.8 për qind më e lartë se pritshmëria e këtij viti.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm një ulje e konsiderueshme parashikohet edhe për investimet.
Sipas tabelave shpenzimet për investime parashikohen 83.7 mld lekë ose 4 mld më pak se një vit më pare.
d.a. / dita