Emri i kësaj bime vjen nga Mbreti i Ilirisë, Genti, vendi i të cilit është djepi i shqipeve. Bëhet fjalë për një barishte të hidhur që vjen nga bima e verdhë me emrin botanik Gentiana lutea. Vendlindja e kësaj bime është në Evropën Jugore, pra dhe ne vendin tone..
Ajo gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë dhe në shpate që ngrihen mbi 1000 metra lartësi. Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore. Rrënjët e Gentianës mblidhen në pranverë ose në vjeshtë nga bimët mbi dy vjeçare.AgroWeb.org ju tregon se kurat mjekësore kanë nevojë për rrënjë të thara nga dielli ose të ruajtura në vende të thata.
Rrënjët e Gentianës janë të mbrojtura me ligj në shumë vende të botës, ku ndalohet tërësisht mbledhja e tyre në natyrë. Megjithatë në Shqipëri, këto bimë të egra janë lehtësisht të këputshme nga njeriu.
Siç e thamë edhe më lart, Gentiana e ka origjinën në Ilirinë e lashtë. Kjo bimë shqiptare ka gjetur rrugën e saj në mbarë botën, madje ka çelur deri në Kinë që tashmë është kthyer në prodhuesin më të madh të kësaj bime në rang botëror. Krenaria shqiptare përdoret në shumë mënyra, më origjinalet vërehen në veri të vendit që gjeografikisht është vendi i lindjes së Gentianës.
Në Koplik dhe Kelmend, rrënjët e kësaj bime shiten për 300 lek/kilogrami. Fermerët vendas arrijnë të mbledhin qindra kilogramë rrënjë në vit.
Përdorimi më popullor i bimës është si përbërës aktiv i rakisë së sanzës, një pije tradicionale e Koplikut të Shkodrës që kushton 600 lek/litri.
Gentiana gjendet edhe në Theth, Bogë, në Malësitë Mbi Shkodër, në Vuthaj dhe Guci, në toka malore naturalisht organike. Gentiana apo sanza përbën një aktivitet të konsiderueshëm për banorët e zonave malore, të cilët më pas e dorëzojnë në firmat që merren me eksportimin e bimëve medicinale në tregjet ndërkombëtare.
Rrok Bunjaj është një nga më të apasionuarit pas sanzës dhe tregon për AgroWeb.org se e ka kthyer punishten e tij në Tamarë të Kelmendit në një bazë të vogël prodhimi artizanal ku recetat më special përmbajnë Gentianën e maleve përreth.
‘Kjo bimë ka vlera jo vetëm historike, por edhe medicinale krejt të pazakonta dhe mjaft të fuqishme për organizmin’, tregon ai për AgroWeb. Gentiana është një element i rëndësishëm i prodhimit të pijeve të njohura si “bitter”, madje në të shkuarën është përdorur edhe për prodhimin e birrës.
Përbërësit e rrënjës së bimës kanë element hidhur të njohur si gentianine, gentiamarinë dhe gentialutinë, vajra esencialë si carvacrol, limonene dhe linalool.
Për më tepër ato përmbajnë amino acide, minerale si alumin, kalcium, krom, kobalt, hekur, magnez, mangan, fosfor, kalium, selenium dhe sodium. Rrënjët e Gentianës janë të pasura me pektinë, fibër, vitamina dhe proteina.
Përdorimet e rrënjëve të Gentianës në mjekësi
Sistemi tretës. Gentiana është një nga kurat më të mira për problemet me stomakun. Ajo këshillohet të konsumohet në formën e çajit.
Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, elementët e hidhur të bimës shumëfishojnë prodhimin e lëngjeve tretëse dhe si rrjedhojë Gentiana promovon një oreks të mirë dhe ndihmon tretjen.
Nëse keni një stomak të dobët, kjo bimë ju ndihmon me tretjen duke e përshpejtuar proçesin dhe parandaluar që vijnë si pasojë e mos tretjes. Zhysni 0.5% gram rrënjë Gentiane në ujë të ftohtë për katër orë. Çdo ditë, para çdo vakti, pini një filxhan me këtë ujë.
Mungesa e oreksit. Kjo shkaktohet për arsye të ndryshme, probleme personale, dobësi dhe anoreksi.
Kjo simptomë zgjjidhet nga konsumimi i pluhurit të rrënjëve të Gentianës së tretur në ujë të ftohtë për 4 deri në 5 orë. AgroWeb.org ju këshillon të tresni 15 gramë lule të thata me 15 gramë lëkurë portokalli në një litë verë të bardhë për 10 ditë.
Filtrojeni dhe pini nga një gotë përpara vakteve.
Fryrjet. Teprica e gazit në stomak që trajtohet nga tretja jo e mirë mund të zgjidhet falë kësaj bime. Duhet të tresni 1.5 gramë pluhur të rrënjës së Gentianës në një gotë me ujë për katër orë.
Një gjë të tillë duhet ta bëni për disa ditë me rradhë.
Për mëlçinë dhe tiroiden
Mëlçia. Gentiana mund të përdoret për t’i ardhur në ndihmë mëlçisë dhe për të ndihmuar organizmin të funksiojë kur ky organ has në vështirësi.
Përdorimi i kësaj bime parandalon verdhëzën, akumulimin e lëngjeve, lodhjen etj. Tresni 0,2% rrënjë Gentiana në ujë për disa ditë. AgroWeb.org ju tregon se duhet ta kulloni mirë dhe përzieni lëngun me 400 gramë mjaltë.
Pini nga pak çdo ditë
Krimbat intestinalë. Disa prej përbërësve të bimës e bëjnë atë fantastike për largimin e krimbave intestinalë.
Tiroidet. Gentiana ka përbërës që ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. 0,2% e rrënjës së Gentianës duhet tretur në ujë për disa ditë. Kullojeni mirë dhe përzijeni lëngun me 400 gramë mjaltë. Pini nga pak çdo ditë.
Gentiana është një bimë që pastron trupin, gjakun dhe parandalon infeksionet.
Kur jeni të lodhur fizikisht, ose jeni duke marrë veten nga një sëmundje që ju ka marrë të gjitha energjitë, Gentiana është mikesha juaj më e mirë. Toniku i kësaj bime rikthen forcën në mbarë trupin por ndihmon edhe tretjen. Sipas kërkimeve të ekspertëve të AgroWeb.org, bima përdoret si pastruese gjaku.
Ajo largon toksinat dhe papastërtitë nga qarkullimi i gjakut. Mjafton gjysëm luge gjelle me rrënjë të thatë në një filxhan ujë për 10 minuta. Kullojeni mirë dhe konsumoni dy filxhanë në ditë.
Përdorimet mjekësore të luleve të Gentianës
Rënia e flokëve. Falë përmbajtjes së lartë të zinkut, Gentiana është pjesë e shumë solucioneve për parandalimin e rënies së flokëve, por edhe të zbokthit.
Psoriasis. Gentiana kuron sëmundjen që shoqërohet me të kruara.
Mjaftojnë 20 gramë të rrënjëve të thata në një litër ujë për 15 minuta.
Aplikoni lëngun sa është i ngrohtë në zonat e infektuara dhe do të ndiheni më mirë. Nga: AgroWeb |