Castrovillari\Kastrovillari ( Kalabri) dhe Gjergj Kastrioti Skënderbe.

Në datën 16\06\ 2021 lëshohet  autorizimi  për insatalimin e Bustit të Gjergj Kastrioti Skenderbe në qytezën e Castrovillarit në kahinën e Kalabrisë.Në vijim një intervistë e  kryetarit të Bashkisë Domenico Lo Polito si edhe ideatorit shqipatarit  Fatmir Filja

Nga Ornela Radovicka

2 Shtator 2021

Cili është raporti midis qytetit tuaj Castrovillari dhe komunitetit arbëresh zoti  Domenico Lo Polito?

Castrovillari është një qytet që ndodhet në Jug të Italisë, i vendosur në shpatet e Pollinos dhe i përket krahinës së Kalabrisë.

Qyteza Shtrihet në dy pjesë: pjesa e lashtë me monumentet e saj elegante, të quajtura Civita mbështetur si një monument mbi një shkëmb, pjesa moderne e vendosura në një pellg të gjerë në këmbët e malit Pollino.

Kjo qytezë prej shekujsh ka patur një lidhje historike me pjesën Ballkanike helenike e shqipfolëse , këtë e vërteton historia e saj ku edhe gërmimet arkeologjike që gjenden në muzeun e qytetit janë dëshmi e këtj realiteti.

Emri i lashtë i qytetit Castrum Villarum që është “Kalaja e Vilave”,  që shfaqet gjithashtu në një diplomë të Kontit Roger në 1094. Siç e shikoni kemi të bëjmë me një qytezë antike, që vazhdon me Normanet, pastaj me  Anzhoinët , të cilët dominuan deri në 1400, dhe  më vonë me Ferdinand I i Aragonit arriti të pushtojë përfundimisht Castrovillari, epokë e sëcilës i detyrohemi Kalasë Aragonese, e cila përfundoi ndërtimin në 1480, periudhë kjo që korrispondon me mbrritjen e arbëresheve.

Arbëreshët u vendosën jo më shumë se 3 km larg nga Castrovillari, siç është rasti i  fshatit Frascineto që dikur quhej Casalnuovo ose Casale di S. Pietro i cili  varej nga juridiksioni i Cassano, por më vonë kaloi në juridiksionin e Castrovillari\Kastrovillari.

Territori ku u vendosën ishte krahinë e pronësisë së shtetit. Rrjedha e gjërave ndryshoi kur Perandori Karli   V u desh ta kompensonte Castrovillarin\Kastrovillarin për shkak të shpenzimeve serioze ushtarake të bëra në ato vite, kështuqë në 1519 Ai vendosi t-ia shiste Giovanbattista Spinelli, kont i Cariati për të 28,000 dukatë.

Këto dy popuj; italian dhe arbëresh, patën të njejtën sistem të egër feudal, autoritetin perandorak të  çifligut të familjes Spinelli di Cariati.

Një figurë tjetër që na lidh me botën arbëreshe dhe  Gjergj Kastrioti  Skënderbe, është figura e Irina Kastrioti e cila u marta në 1539  Pietro Antonio Sanseverino Princi i i Bisignano (Kalabria). Irina, ishte mbesa  i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit, Vajza e Ferrante Castriota, dukeshë e San Pietro në Galatina,  konteshë e Soleto, dhe princeshë e Bisignanos.  Irina ngelet një figurë femërore sa nga më të bukurat aq edhe fisnike, për shpirtin e saj nobile.

Catrovillari ishte qyteza ku morën kulturë e studime të para  shumë Intelektualë të zot arbëresh të Frascineto, Civita, San Basile.

Kolegji Italo-Shqiptar San Adriano, ishte bazë kulture edhe për shumë student banues italian të komunitetit  të Castrovillari\Kastrovillari, që frekuentuan këtë kolegj. Përmend këtu Giuseppe  Pace student por edhe mik i ngushtë  me arbëreshët si Domenico Damis dhe Vincenzo Stratigò.  Për shekuj komuniteti i Kastrovillarit ka patur gjithmonë lidhje të ngushta me arbëreshë.

Kastrovillari  dhe populli arbëresh i bashkoi edhe ideali për një Itali të pavarur, të bashkuar dhe prosperuar,  morën pjesë në revoltën  në Unifikimin e Italisë,(1860). Ishte pikërisht,  bir i Kasrovillarit  Giuseppe Pace,që mbërriti triumfalisht në Castrovillari\Kastrovillari së bashku me vëllezërit arbëresh.  (Arbëreshët dhanë ndihmesën e tyre, konkrete, një shembull i paparë ,  ku Garibaldit që i cmoj si Luanë, “ këmish kuqët” arbëror.

Kastrovillari ka një pozicioni të tillë që gjendet jo shumë distante nga komunat e tjera arbëreshe si; Civita, Frascinet,  Ejanina, Spezzano Albanese, Acquaformosa,Firmo, San Basile, Ungra… Historia e kësaj qytese  në një farë mënyre është e lidhur me botën arbëreshe dhe vazhdon të lidhet.  Kemi ndarë festat, gëzimet, panairet, por edhe martesat .Midis dy komuniteteve janë bërë “ martesa mix”. Mendoj se një statujë e kësaj figure kaq madheshtore, për vëllezërit tanë arbëeresh meriton të jetë në qytezën e Kastrovillarit

Në këtë komunë që prej me tepër 20 vjet është një komunitet aktiv shqiptar ardhur nga emigrimi post rigjime. Ky komunitet është integruar shumë mirë me popullsinë e komunitetit italianë. Mardhëniet dhe raportet midis tyre janë të mbrekullueshme. Ideja e njërit prej përfaqësuesve të tyre Fatmir Filja,  na pëlqeu dhe e mbështetëm me të gjitha mundësitë tona.

Cila është figura e Skënderbeut për komunitetin tuaj dhe për Ju në veçanti ?

Gatishmëria për të pasur në qytetin tonë një bust që përshkruan udhëheqësin Giorgio Castriota Skanderbeg përfaqëson një shenjë tjetër se e jona është një komunitet që njeh vlerën dhe pasurinë e shumësisë së popujve, ideve, gjuhëve dhe kulturave. Kultura arbëreshe gjithashtu ka kontribuar historikisht në rritjen e territorit tonë dhe Castrovillari ka aq shumë bashkëqytetarë me origjinë shqiptare sa përfaqëson një nga komunitetet më të mëdha. Busti i Skënderbeut është ndarja e natyrshme e një heroi i cili tani është një trashëgimi e përbashkët dhe dëshiron të dëshmojë se së bashku kemi bërë një rrugë të gjatë dhe duam të vazhdojmë të rritemi së bashku.

Figura e Gjergj Kastriotit ëshët një figurë dimensionale. Figurë historike, një figurë që gjatë shekujve,  është akoma gjallë në botën arbëreshe. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive  otomane për pushtimin e Evropës. I quajtur me epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Për të kompozoi  Antanio Vivaldi, dhe piktori i madh Rembrand. Fjala e tij  “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, ruajnë një vlerë mendimi filizofik dhe antropologjik që vlen për çdo popull.  Kjo figurë kaq e çmuar frymëzuan rapsoditë, letërsinë, artet dhe ndjenjën e identitetit të popullit shqitar e të diasporës  si dhe qytetërimin evropian. Bustet e tij janë të shpërndarë pothajse  në të gjitha sheshet e kryeqyteteve të  Europës dhe në shumë vende të botës.

Një motiv i vlefshëm,  që busti i Skenderbeut të jetë në këtë territor është  edhe për faktin se në Catrovillari \ Kastrovillari gjendet edhe  një simbol, Urdhri i Dragoit.

Përgjatë rinovimit të një banese  të lashtë, saktësisht Palazzo Baratta, u gjend një gur gëlqeror i tipit lokal i cili tregoi disa shenja të çuditshme të gdhendura Pronari i baneses N.H. Paolo Baratta i cili vuri re se ato shenja ishin në të vërtetë një vizatim i qartë që riprodhonte një lloj gjarpri me bishtin rreth qafës, simbol i mirënjohur, i përdorur nga Urdheri i Dragoit ose i Dragoit, një urdhër kalorësi-ushtarak i themeluar në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe i cili ndër anëtarët e tij paria e fisnikërisë evropiane  përfshirë mbretin Alfonso V i Aragonit dhe djali i tij Ferrante, bënte pjesë edhe Giorgio Castriota Skënderbeu.

Thuhet  se nëse do të lindëte ndonjë provinc e Re, Castrovillari do të ishte provinca e Arbëreshëve, kështu që pa sklupturën e legjendës së tyre, Gjergj  Kastrioti Skënderbe,  kjo provincë nuk do të kishte shprirtin arbëror!

Fatmir Filja, është organizatori dhe ideatori i ketij evenimenti, është një djalë nga Lushnja, dhe prej 20 vjet që jeton në Castrovillari E takojmë dhe pyesim se si i lindi kjo ide.

–              Ne jemi një komunitet i gjerë dhe jetojmë këtu prj 20 vjetësh. Gjatë këtyre 20 vjetëve nuk e kemi harruar kurrë jo vetëm  tokën mëmë, por kemi qenë gjithmonë në kontakt me të, në gëyime dhe hidhërime si në rastin kur ra tërmeti tre vjet më parë,  që nuk ishim aspak indiferent por dhamë   kontributin tonë.  Unë jam një murator, por këtu në Castrovillari  për çdo festë unë  bashk me komunitetin shqipatar kemi sjellë një copë të Shqipërisë, grupe artistike, shkëmbime kulture,  dhe kemi ndarë emozionet si me vëllezërit tanë  arbëresh po ashtu edhe me popullsinë vëndase të Castrovillarit.

Një mirënjohje të veçantë kemi për kryerarine Bashkisë  Domenico Lo Polito, që na ka mbështetur jo vetëm  për këtë eveniment, por në të gjitha  aktivitetet e sipërpermendur  ka qenë bashkë me ne në  sheshet e Kastrovillarit, dhe nuk është kursyer kurrë, me fjalët e përzemërta për popullin shqiptar, si një popull vëlla me popullin italian që janë lidhur prej shekujsh.

Mund të na thoni dicka mbi  këtë vepër?

Skluptura është një Bust. Vepër e mbrekullueshme sepse është punim guri. Artisti që e punon  është shqipatar në Greqi. Mendoj se është  një shqiptar i talentuar, sepse i kam parë shumë vepra të tjera dhe  që dëshiron ta lëmë anonim . Bustin dëshirojmë  të  instalohet në datën 28 Nentor,  datë kjo që korrespondon me ngritjen e flamurit, dhe që ne bijtë e Skenderbeut do të na bëjë krenar cdo 28  nëntor në këtë atdhe të dyte për brezat tanë që do vijnë.

Falenderojmë si kryetarin e Bashkisë Domenico Lo Polita  ashtu edhe ideatorin e kesaj nisme inisiativë Fatmir  Filja  dhe nisma të tjera qofshin për heroin tonë  kombëtar, heroi  i shqiptarve, i pranishëm në historinë e Evropës për më shumë se pesë shekuj .

Në rrjet edhe shumë dhe u diskutua dhe kundërshtuar  për këtë inisiative, por Për të formuar një ide për famën e Gjergj Kastriotit Skënderbe  në Evropë, dëshiroj të citoj shkrimtarin francez Nicolas Caussin, i cili shkroi në vitin e largët 1651: “Unë shoh Kastriotin një objekt më i madh se Leonidha dhe Themistokliut, ë shoh si Pirron, e shoh si Aleksandrin, dhe në qoftë se armiqtë e tij janë më të fortë se sa maqedonasi, trimëria e tij që është në të nuk duhet të vlerësohet më pak.. Ai është një ushtar sa edhe një njeri, natyra është e kënaqur të gdhendë shpatën në trupin e tij, në të njëjtën kohë që frymëzoi guximin në zemrën e tij.” Gjergji është figurë jo vetëm shqipatre, por edhe Europiane!

Castrovillari, 01\09\2021

Gazeta Shqiptarja.com