Kemi dëshmi të mjaftueshme se ilirët nuk janë zhdukur me ardhjen e romakëve e as më vonë.

Pra, të besosh se ilirët u zhdukën nga faqja e dheut me ardhjen e sllavëve, kjo është vërtet e pakuptimtë. Sllavë nuk kishte aq shumë, madje as popuj të tjerë, të cilët erdhën në mesjetën e hershme në Ballkan.

Ata kishin ardhur në viset, të cilat nuk i njihnin shumë dhe ishin të detyruar të përvetësonin edhe mënyrën e banimit edhe shumë çka tjetër prej këtij populli të lashtë.

Prandaj ai element ilir mbeti aty.

Për këtë nuk ka kurrfarë dileme dhe ne sot jemi në gjendje që t’i identifikojmë ato elemente. Mirëpo politizimi që i eshte bëre kohët e fundit sikur dëshiron të mohojë atë marrëdhënie të ilirëve dhe ne njëfarë mënyre edhe të shqiptarëve, me popujt e tjerë në Ballkan. Në njëfarë mënyre sikur harrohet, apo të themi më mire dëshirohet të harrohet, se ilirët mbeten jo vetëm në trojet ku sot jetojnë shqiptarët, por në tërë Ballkanin perëndimor.

Pra, ata që e mohojnë origjinën ilire të shqiptarëve e bëjnë këtë jo për hir të shkencës, jo pse kanë farë argumentash shkencore, por prej motiveve të tjera, të cilat vërtet janë larg, shumë larg të vërtetës shkencore.

Askush në «Jugosllavi e në botë, që merret seriozisht me problemin e ilirëve, nuk e mohon origjinën e drejtpërdrejtë të shqiptarëve prej tyre. Albanologjia, në mënyrë të sigurt dhe me argumente të mirëfillta e me dëshmi materiale, ka vërtetuar lidhjen e kulturës së lashtë ilire dhe të shqiptarëve mesjetarë. Arkeologët kanë zbuluar një numër lokalitetesh të shekujve VII, VIII që plotësojnë qartë pikërisht atë dije, e cila nuk mund të plotësohet nga burimet e shkruara historike.

Pra, sot nuk është kontestuese se ekziston jo vetëm kontinuiteti kulturor, por edhe ai etnik, në mes të ilirëve dhe të shqiptarëve.

Ç’është e vërteta edhe tek shqiptarët, ashtu si tek të gjithë popujt e tjerë, janë bërë transformime të shumta, të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e entitetit etnik të tyre.

Popuj të pastër nuk ka askund në botë, të pastër nuk janë as shqiptarët.

Mirëpo nuk është e dyshimtë se më së shumti shqiptarët i kanë ruajtur elementet ilire në etninë e tyre.

Në viset e tjera në Ballkanin perëndimor mbisundon elementi i ardhur, pra elementi sllav.

Te dhena per Autorin (Aleksandar Stipčević).

Në Zagreb të dielën 30 gusht vdiq 85 vjecari Aleksandar Stipčević, arkeolog, bibliolog, bibliograf, albanolog, bibliotekar dhe eseist.

Aleksandar Stipčević  lindi në Arbanasi te Zares (Zadar) te Kroacise më 10 tetor 1930.  ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në Zadar, u diplomua në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Zagrebit dhe u diplomua në arkeologji në Fakultetin e Filozofisë në Zadar.

Ai ka punuar në Bibliotekën Universitare, një lektor i lartë në Universitetin e Prishtinës, drejtorit të Bibliotekës Akademisë, kryeredaktor biografik i Lexicon kroat, profesor në Departamentin e Bibliotekës Shkencave, Fakulteti i Filozofisë në Zagreb Kombëtare dhe. Ai ishte i përfshirë në kulturën e Ilirisë, bibliografisë dhe enciklopedisë së lashtë, historisë dhe sociologjisë së librit.

“Librat e historisë” Alexander Stipčević, libri themelor i bibliotekarisë kroat dhe Bibliologji, publikuar për herë të parë në vitin 1985, të publikuar nga Instituti Nakladni Nuts kroate. Gjeneratat e shumta të shkencëtarëve kroatë, bibliofil, studentët dhe lexuesit e njohurive të tyre të librat e historisë dhe zhvillimit të shtypjes falë pikërisht kjo punë se dekadën e fundit ka pasur një ndikim të madh në knjižnoj kroat dhe kulturës së përgjithshme.

Pergatiti per botim Mili Butka 
Aleksander Hasanas
etimologji.com