6 Gusht 2024

Nga ESAT MYFTARI.

Mbas suprimimit të Kushtetutës së vitit 1976 dhe vendosjes së pluralizmit, Partia e Punës, që ishte ende në pushtet në vitin 1991, formoi një komision që do të merrej me hartimin e projektkushtetutës së re, por nuk ia doli mbanë. Sigurisht që pengesë kryesore ishte opozita, në veçanti Partia Demokratike, e cila, edhe pse në pakicë, kishte aq fuqi morale e perspektivë imediate politike, sa ta pengonte këtë komision në detyrën e saj që PD-ja e çmonte si të njëanshme. Prandaj në vend të Kushtetutës së re, u hartua Paketa Kushtetuese, që do të rregullonte parimet bazë të funksionimit të sistemit të ri qeveritar, duke pasqyruar kështu ndryshimet dhe realitetin e ri.

“… Në gazetën “Koha Jonë”, u botua artikulli me titull: “A do të na kontrollojë Sali Berisha edhe shpirtin?” me të cilin, objektivisht, shpallej aleanca “ortodokso-katolike” dhe dyshja Janullatos – Rr. Mirdita, shpalleshin viktima të kësaj projekt-kushtetute”.

Dhe vërtet, gjatë vitit 1992 e ‘93, kur parlamentin e mbushi shumica demokratike, u bënë disa ndryshime e qortime kushtetuese. Por, megjithatë, ato nuk ishin të mjaftueshme për të përballuar dinamikën e zhvillimeve të gjithanshme dhe ambiciet për integrime në strukturat evropiane, për çka shkruhej e flitej me tepri. Madje edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës, fjala vjen, që ishte në rend dite për vendin tonë, kishte si kusht ekzistencën e Kushtetutës.

Por tani që kishte ardhur momenti i fundit për miratimin e Kushtetutës, Partisë Demokratike, shkaku i hemorragjisë së shkaktuar nga 6 deputetet e saj të shkëputur e që kishin formuar tashmë partinë e tyre të re politike me erën simbolik Aleanca Demokratike, i mungonin votat për miratimin e Kushtetutës në parlament. Pa hyrë në episode të tjera – dhe ato ishin të shumta e plot me dredhira procedurale e dispute teorike – le të mjaftohemi duke thënë se PD-ja vendosi që, për herë të parë në historinë tonë, për zgjidhjen e këtij problemi, t’i drejtohej mjetit efikas demokratik juridik – referendumit.

Por, siç pritej, kundër referendumit doli opozita shqiptare, të cilën e përbënte Partia Socialiste, Partia Social Demokrate, Aleanca Demokratike dhe Partia e Djathtë e posaformuar nga dyshja paksa ekzotike, Kalakula – Baleta. Natyrisht secila prej tyre për motive të veta. Madje PS-ja dhe PSD-ja, ndoqën rrugën ligjore për ta kundërshtar mbajtjen e referendumit. Ata u ankuan në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën që ligji nr. 262 i datës 10 tetor 1994, i Kuvendit Popullor për mbajtjen e referendumit, të cilësohej e shpallej si; kundër-kushtetues. Por Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrtoi kërkesën e tyre në kohë, çka nënkuptonte refuzim implicit të kërkesës. Për rrjedhojë, në shenjë pakënaqësie e proteste, tre prej anëtarëve të saj dhanë dorëheqje. Dorëheqje kjo e frymëzuar dhe e nxitur prej Partisë Socialiste dhe Partisë Social-Demokrate, që u kthye në ferment të një fushate të pakompromis e të egër njëmujore, deri në ditën e votimit që ishte 6 nëntori i vitit 1994.

Avokati Përparim Sanxhaku, që ato ditë po mbahej si zëdhënës juridik i Partisë Socialiste, parashtroi publikisht arsyet e ankesës. Ai deklaroi se: “Ligji për Kushtetutën u miratua nga një parti, u votua nga 63 deputetë, kurse duhet të votohej me 50% plus 1, pra duhej të votohej prej 71 deputetëve. Kompetencat e Presidentit, nuk përputhen me kompetencat e presidentit të një republike parlamentare, për shkak të ndërhyrjes së presidentit në tre pushtetet: në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv e gjyqësor; se shpërndarja e parlamentit nga presidenti, nuk ishte shprehur në mënyrë taksative në ligj dhe se, sipas nenit 84/ 9 të projektkushtetutës, rastet e shpërndarjes së parlamentit ishin subjektive;

– Në aspektin ekzekutiv: presidenti kryeson mbledhjen e qeverisë dhe nënshkrua vendimet e saj, pra, merr edhe kompetenca të kryeministrit;

– Në aspektin gjyqësor: presidenti, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë merr pjesë në emërimin dhe shkarkimin e gjykatësve e prokurorëve, duke filluar nga shkalla ma e fundit e këtij sistemi që janë gjykatat e prokuroritë e rretheve; dhe se kandidatët për KLD-në, i propozon vetëm presidenti.

Pozicioni i Partisë Demokratike

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, armata e nëpunësve qendrorë e vendorë, si dhe mjaft prej intelektualëve pa angazhime të dukshme partiake, krijuan iluzionin se rezultati pozitiv i votimit, as që vihej në pikëpyetje dhe argumentet se projektkushtetuta, përmbante premisat e një “diktature presidenciale” në ardhje e sipër, ishin të rreme. Edhe ambasadori amerikan, z. Rayerson, nuk mbeti aspak indiferent. Jo vetëm në fazën e parë kur ishte pak a shumë gjenerues i kësaj ideje – (të mos harrojmë se fjala e tij asokohe kishte peshë të veçantë!) – por edhe në fazën e dytë, kur polemika u polarizua. Për Rayersonin, nuk kishte rëndësi mënyra, apo forma me të cilën do të miratohej projektkushtetuta, mjaftonte që përmbajtja e saj të ishte e mirë e, të plotësonte standardet demokratike ndërkombëtare. Dhe për të, ajo i plotësonte ato, çka e bënte të qartë në intervistën e tij për shtyp që dha ato ditë.

Përveç kësaj, këtë iluzionin e përplotësoi edhe deklarata e 456 intelektualëve shqiptarë, emra të afirmuar gjatë diktaturës po edhe në fillimet e tranzicionit, sidomos njerëz nga fushat e krijimtarisë, të cilët paraprakisht e shfaqen solidarizimin me projekt-kushtetutën. Për ma tepër, e deklaruan edhe votën e tyre para kohe, çka bëri që prej opozitës të stigmatizoheshin si oportunistë dhe vetë deklarata të pagëzohej si “manifest servilizmi”. Nuk kishte ditë që në shtyp të mos botoheshin intervista nga analistë, drejtorë e personalitete sektorësh të ndryshëm që arsyetonin se përse duhej t’i thuhej “Po” referendumit.

I mbështetur në këtë armatë të fuqishme njëmendimtarësh formalë dhe në mjetet që dispononte falë funksionit që kishte, Presidenti Berisha u inkurajua shumë dhe zhvilloi një fushatë të gjerë, intensive e të fuqishme. Por edhe nga këta njerëz përkrahës, ndonëse jo me zë të lartë, shpreheshin aty-këtu disa rezerva të cilët, po ta parafrazojmë Dr. Ibrahim Rugovën, kishin një lloj “refuzimi estetik”, ndaj ritualit dhe ikonografisë së zbatuar gjatë fushatës, sepse ato u kujtonin njerëzve pamje déjà vu, nga e kaluara e afërt dhe linin vend për aluzione gjithfarëshe, deri në sarkazëm.

Rezultati i votimeve

Rezultati i zgjedhjeve, mbështet në mbresat vizive, ishte tronditës: 53 % e votuesve u deklarua kundër dhe 41 %, për projektkushtetutën. Fillimisht pati fjalë se rezultati do të falsifikohej – këtë bindje e ushqente propaganda socialiste – por nuk ndodhi ashtu. Presidenti Berisha, me gjithë sugjerimet e ndryshme, madje edhe prej disa “miqve” të vet, shfaqi integritet dhe e pranoi “verdiktin e popullit”. Por, pavarësisht nga këto rezultate, e parë nga kjo largësi kohore dhe falë zhvillimeve të më vonshme, sidomos atyre të krizës së vitit 1997, mundemi me thënë se Referendumi shërbeu edhe si një lakmus për me pa më mirë përbërësit e shoqërisë shqiptare, madje edhe të kombit shqiptar, që në kohën reale mbetën disi në hije. Për njerëz të informuar më prej s’afërmi, acarimi i fushatës rreth referendumit, përveç ngarkesës ideologjike e politike me ngjyrë vendore e thekse aktualiteti, kushtëzohej edhe prej disa faktorëve të tjerë që, në ato kushte specifike, erdhën e i hodhën benzinë flakës dhe shkaktuan shmangie nga normaliteti. Në këtë kontekst, figura kontraverse e grekut Anastas Janullatos që, për rrethana jo deri në fund transparente, ishte vënë në krye të KOASH-it, erdhi e u ridimensionua, madje me premisa të paparashikuara gjeostrategjike. Prandaj, për efekt individualizimi e kujtese të vonshme, po i trajtoj shkurtazi si faktorë që jo vetëm patën ndikim në rezultatin përfundimtar të referendumit, por ato, për mendimin tim, edhe e përcaktuan rezultatin përfundimtar. Këta faktorë janë:

1. Qeveria greke

Qeveria greke ishte faktori i jashtëm që fushatën e ndiqte me shqetësim të madh, sikur bëhej fjalë për një problem të brendshëm kombëtar. Por ajo nuk kishte shqetësime të “rendit demokratik” siç pretendonin PS-ja, PSD-ja e AD-ja. Halli i vetëm i saj, ishte se miratimi i Kushtetutës do ta largonte Janullatosin nga pozicioni i primatit të Kishës shqiptare, prandaj zëdhënësi i qeverisë greke,

Venizellos, nuk nguroi ta akuzonte qeverinë shqiptare, si zbatuese të një strategjie tensionimi në rajon. Për këtë arsye, ai premtoi publikisht se; “Athina nëpërmjet rrugëve diplomatike do të insistonte për krijimin e një reaksioni ndërkombëtar, në dëm të Shqipërisë”. Venizellos deklaroi troç: “Janullatosi po kërcënohet në Shqipëri dhe kërcënimi vjen nga kjo projektkushtetutë”, ndaj u bënte thirrje për ndihmë BE-së, Presidencës së saj, si dhe Parlamentit Evropian. Deklaratë të cilën qeveria shqiptare, e cilësoi si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit shqiptar.

Partia “Pranvera politike”, përsëriti në frymën e saj ekstremiste se; “pseudokushtetuta e Berishës, dëshironte ta shkurorizonte Anastasin, “për të ngushtuar kështu pozitat e Vorio Epirit”. Edhe “Demokracia e Re”, nga ana e saj, i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të respektohej statusi aktual i udhëheqësit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Madje, e ndërgjegjshme se në ketë pikë gëzonte përkrahjen e administratës së lartë amerikane, ajo as që pranoi ta diskutonte argumentin me qeverinë tonë edhe pse pati ofertë. Ndërkaq, z. Papulias, i pyetur nëse ishte i gatshëm ta diskutonte çështjen me homologun e tij shqiptar, dha përgjigje negative: “Unë nuk jam i predispozuar ta takoj z. Serreqi, në një dialog të tillë të shurdhër (me referencë takimin në Zyrih)”.

2. Elementi kosovar

Në vigjilje të referendumit, krah tij u rreshtuan dy figurat politike kryesore të Kosovës: Dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Dema«i, secili në stilin e tij karakteristik. Në mitingun e mbajtur në Tiranë, më 5 nëntor 1994, kushtuar promovimit të këtij referendumi, Presidenti Ibrahim Rugova tha: “I nderuari z. President Sali Berisha, qytetarë të dashur të Tiranës dhe të Shqipërisë, shqiptarë të dashur kudo që jeni dhe të trevave të tjera shqiptare. Urime për aktin solemn të referendumit për Kushtetutën. Urime për Kushtetutën demokratike! Rrofshin integrimet shqiptare! Ju përshëndes në emër të popullit të Kosovës, të popullit të sakrificës, gëzuar dhe Zoti na bekoftë!

Ndërsa, Adem Dema«i u shpreh:

“Ne dëshirojmë që Shqipëria e jonë të jetë e fortë, sepse duke qenë Shqipëria e fortë, jemi edhe ne të fortë dhe të tillë do të bëhemi sepse, «do qytetar e ka fjalën të lirë, ka mundësi të shprehet lirisht, ka mundësi të mendojë lirisht, ka mundësi të zhvillojë talentet dhe prirjet e veta lirisht, për të mirën e gjithë botës. Kjo Kushtetutë ia garanton «do qytetari dhe individi të gjitha të drejtat shoqërore dhe kombëtare, prandaj Rroftë Kushtetuta”!

Përve« deklarimeve të këtyre dy liderëve kosovarë në të mirë të referendumit, nuk mbetën mbrapa as forcat politike të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e, përgjithësisht, diasporës kosovare. Por, ajo që u mendua prej pjesëmarrësve si një kontribut kombëtar, prej opozitës kundërshtare, ku kishte një përzirje rrymash, ndoshta të padefinuara si duhet, kjo pjesëmarrje e dy liderëve kosovarë, jo vetëm që u refuzua emocionalisht, por edhe u qortua publikisht, madje, vende-vende, edhe me fjalor të randë. Kjo ndodhte sepse pjesëmarrja e kosovarëve në nji manifestim të këtillë, ende perceptohej si “ndërhyrje në punët e brendshme” të shtetit shqiptar dhe vetë kosovarët si “mish i huej”.

Kurse gazeta “Koha e Jonë”, shkoi edhe një hap ma tej, Ajo shkroi: “150 mijë kosovarët, të pajisur me shtetësi shqiptare, do ta vendosin fatin e referendumit. Ata do të prishin ekuilibrin e votave”!

Edhe Neritan Ceka, që i kishte zgjedhur prej kohësh mjetet greke për prononcime “burimore”, e përsërit këtë rrenë, që asikohe konsiderohej si fabrikim i qarqeve filoserbo e filogreke në Tiranë. Por, mbas dështimit të referendumit, i «liruar prej “ankthit” të shpikur kosovar, Neritan Ceka, do të «urlikonte te ambasadori gjerman, Völlers: “…rezultati ishte një reagim i ndërgjegjes politike të elektoratit shqiptar, kundër rrezikut të një pushteti autoritar, që i kundërvihej institucioneve, lirive dhe opozitës, ka qenë, gjithashtu, një dënim popullor kundër vijës politike të PD-së”.

telektuali elitar, ishte shpjegimi shkencor mbi avullimin e 150.000 kosovarëve. Por, meqenëse askush nuk ia kërkoi këtë lloj llogarie, ai e pa të udhës, mos me e lodh gojën. Mero Baze, aso kohe i afërm me kosovarët dhe në brendi të mjaft realiteteve të dyanshme, do të shkruante: “Prononcimi i njërit prej tre nënkryetarëve të Partisë Socialiste në Pezëk kundër Rugovës, është padyshim fillimi i ofensivës për ta stimuluar antikosovarizmin në Shqipëri dhe për ta identifikuar atë me Sali Berishën”. Dhe, për zonat rurale, prej PS-së u urdhërua propaganda e diversifikuar me këtë parullë: “Berisha e ka mendjen te Kosova dhe jo te hallet tuaja”

Nga ana tjetër, Prof. Servet Pëllumbi, i çliruar frenash prej pretekstit të dhënë, nuk do të linte pa i përmend edhe dy mëkatet e mëdha të Rugovës: e para, pse ai kishte hesht për burgosjen e Fatos Nanos, çka në interpretimin e tij, donte të thoshte se e favorizonte burgosjen e “liderit socialist” dhe, e dyta: sepse ai, kur vinte në Shqipëri, nuk e takonte udhëheqjen socialiste, siç bënte me ata të Partisë Demokratike, që ishin në pushtet. Kurse pjesa më fanatike e socialistëve, ia mbante në mend faktin se, Rugova nuk kishte pranuar që të vinte lule mbi varrin e diktatorit. Arsye të mjafta për sulme! Nga ana tjetër, gazetat e opozitës, në funksion të kësaj fushate, botuan letra “bashkatdhetarësh nga diaspora”, me tituj profesor e doktor, që emrin e kishin katolik, e mbiemrin mysliman, të cilët sulmojnë Berishën, Kushtetutën e referendumin. Sigurisht emra të rremë, shkruar nëpër redaksitë përkatëse, metodë kjo e njohur e gazetarisë shqiptare, të periudhës moniste. Shkurt, propaganda antikosovare po gjuante me rafale, duke risjellë në skenë demonët e përçarjes feudale e të periudhës komuniste.

3. Paragrafi 4 fatal i nenit 7

Paragrafi 4 i nenit 7, parashikonte që; kryetarët e komuniteteve të mëdha fetare, të jenë shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm aty, në 20 vjetët e fundit. Ndodhi që kjo kërkesë statutore të prekte edhe komunitetin katolik shqiptar, meqenëse Ipeshkvi i Tiranës e Durrësit, ishte Imzot Rrok Mirdita, i cili, ndonëse shqiptar me gjak, pjesën ma të madhe të jetës, e kishte kaluar jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Prandaj, në fushatën e tyre kundër projektkushtetutës, u shfrytëzua ky moment “i artë”. Në gazetën “Koha Jonë”, u botua artikulli me titull: “A do të na kontrollojë Sali Berisha edhe shpirtin?” me të cilin, objektivisht, shpallej aleanca “ortodokso-katolike” dhe dyshja Janullatos – Mirdita, shpalleshin viktima të kësaj projekt-kushtetute.

Por edhe kjo u duk se ishte pak: aleanca e re sui generis, u vu përballë pjesës myslimane. Në artikull nënvizohej: “Ky pushtet dhe ky shtet, janë zyrtarisht përkrahës të Kuranit, përderisa janë pjesë të Konferencës Islamike. Ky pushtet dhe ky shtet, i kanë trajtuar të gjithë shqiptarët e krishterë, si minoritet”. Në këtë mënyrë, në shoqërinë shqiptare, ndoshta si asnjëherë tjetër, po nxitej hapur ndasia me bazë fetare, ku qenë përfshi edhe tri vende të huaja të fuqishme e me ndikim absolut mbi fatin e Shqipërisë: Greqia, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Greqia, interes të vetëm të sajin kishte, siç e kemi thënë, jo konsideratat demokratike, por mbajtjen në postin ekzistues të primatit Janullatos, pa të cilin ajo do të mbetej me një krahë dhe helenizmi i saj pa Inspiratorin e Përmbaruesin e vet kryesor e të zellshëm.

Italia, e cila po depërtonte mirë në hierarkinë kishtare shqiptare, pa dyshim duke shkelë edhe mbi ndonjë rregull të mirë tradicional, formalisht po shprehej e interesuar që të mbahej status-quo-ja dhe të shmangeshin efektet kolaterale në sferën e saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Nëntë ditë para referendumit, më 28 tetor 1994, kur fushata dhe deklarimet e palëve ishin në kulmin të tyre, vjen një goditje pothuajse fatale prej Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, zhvillohet takimi i drejtorit Dervish Dumi, me Sekretarin e II-të të Ambasadës Amerikane në Tiranë, z. Karl Sibentrit.

Këtu poshtë po japin një pjesë të këtij dialogu, që lidhet me subjektin në fjalë.

K. Sibentrit: “…Për ne nuk përbën ndonjë problem, as «ështja e arsimit, dhe as ajo e gjyqit ndaj 5 anëtarëve të Omonias. E vështirë do të jetë për ne, sqarimi i Qendrës, për nenin 7 të Kushteutës. Pse duhej të vendosej në Kushtetutë një nen i tillë, i cili nuk ka qenë në variantin e parë (bëhet fjalë, pra, për përkatësinë etnike të kreut të Kishës Ortodokse) dhe ç’do të bëhet me Janullatosin”?

D. Dumi: Ky nen është vendosur për tri arsye: e para, statuti i KOASH-it, është tepër kategorik në drejtim të përkatësisë etnike të kreut të Kishës. Ai duhet të jetë me gjak e shtetësi shqiptar; e dyta, për 45 vjet, Shqipëria ka qenë një vend antifetar, dhe tani shteti demokratik, megjithëse është i ndarë nga religjioni, duhet ta sanksionojë me ligj themeltar kujdesin ndaj fesë dhe kishës; së treti, duhet të kihet parasysh edhe presioni i rrymave nacionaliste këtu në Shqipëri.

K. Siebentritt: Personalisht, jam dakord me këto, por cili do të jetë fati i Janullatosit? A mund të gjendet një alternativë që ai të mos largohet? Sepse z. Berisha, në takimin e tij me DeConsinin, ka thënë se; “mbas aprovimit të Kushtetutës ai duhet të largohet” dhe më pas ka shtuar: ”sigurisht si Kryepeshkop, jo si person fizik”.

D. Dumi: Në bazë të Kushtetutës ai duhet të largohet pas 6 nëntorit (ditës së referendumit), por unë nuk mund të them se «’mund të bëhet tjetër me të. Unë kam respekt për personin e tij, por mendo se «’reagim do të kishte, në se p.sh., kreu i komunitetit mysliman në Shqipëri, do të ishte fjala vjen nga Irani. ª’do të thoshte Europa dhe Amerika, në këtë rast? Greqia nuk legjitimohet të interesohet për kreun e Kishës Autoqefale, për më tepër që minoriteti grek në gjirin e krishterëve ortodoksë të Shqipërisë është gjithsesi një pakicë.

K. Siebentritt: Por më vjen keq të them se; heqja e Janullatosit do të ndikojë për keq, jo aq në marrëdhëniet greko-shqiptare, sa në ato amerikano-shqiptare. Do të jetë i madh presioni i Greqisë dhe i lobit grek në Amerikë dhe shumë vështirë të sqarojmë Uashingtonin, për këtë problem. Duhet të mbani parasysh influencën që kanë ata në sferat më të larta (highest gear). Ana tjetër e problemit, është fakti që Janullatosi mund të detyrohet të shkojë në Athinë, ku ai ka frikë se mund të konsiderohet si “Peshkop i Shqipërisë në mërgim”. Kjo do të krijojë një shqetësim serioz për Shqipërinë dhe do t’i mbajë marrëdhëniet shqiptaro – greke, në tension permanent. Megjithatë, ne do të bëjmë «’është e mundur, që informacionet dhe sqarimet tona për Qendrën, të jenë sa më të plota dhe efikase.

D. Dumi: Po qe se Hirësia e tij, që është respektuar si një personalitet dinjitoz nga ana jonë, do të lejojë veten të spekulohet dhe t’u jap ultra-nacionalistëve në Athinë mundësinë që të përdorin kartën e “Peshkopit në mërgim” kundër Shqipërisë, kjo do ta «dinjitojë para besimtarëve e kishës, do ta kthejë atë në një vegël të verbër politike.

Nga Gazeta Panorama