Çdo vit shtohen rreth 40 mijë pensionistë.
28 Qershor 2023
Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore thotë se fenomenet me të cilat po përballet skema e pensioneve janë pjesë e skenarëve të parashikuar. Largimi I fuqisë punëtore, rritja e jetëgjatësisë dhe rënia e numrit të lindjeve deri diku ishin të pritshme, por ngjarje të pamenduara ishin Covid-19 apo lufta Rusi- Ukrainë, që ndikojnë negativisht në tregun e punës. I ftuar në një nga emisiont shqiptare, Hado theksoi se skema ka vështirësi, por në treg ka ende hapësira për t’i dhënë skemës impulse pozitive. Kujtojmë se çdo vit në skemë shtohen rreth 40 mijë pensionistë. Ndërkohë që numri i kontribuuesve në skemë po rritet me ritme disa herë më të ulta se numri i pensionistëve, për shkak edhe të emigrimit. Në vitin që lamë pas 801 mijë individë paguan sigurime, ndërsa 686 mijë persona përfituan pension. Raporti përfitues/kontribues po shkon drejt barazimit, çka është një sinjal për ligjvënësit të mendojnë për një skemë më eficente.
-A po dalin shifrat e skemës së pensioneve përtej parashikimeve, a konsiderohen alarmante këto shifra?
Në fakt situate nuk është kaq alarmante sa ju thoni, këto janë shifrat që kanë qenë të pritshme dhe janë të projektuara në sensin që ISSH në studimet e veta i ka pritur këto shifra. Numri i pensionistëve rritet çdo vit dhe ne nuk mund ta ndryshojmë dot atë numër nga 13 mijë deri në 15 mijë në varësi të lindjeve që janë bërë vite më parë. Sa i përket shifrave janë pozitive sepse kemi rritje të të ardhurave që mbledhim si kontribute ne vetëm vjet kemi mbledhur 10 miliardë lekë më shumë, në harkun kohor të 2024-2022 ne kemi ulur deficitin e skemës nga 1.97 për qind të GDP e kemi ulur në 1.27. deficiti real është 1,27 nga 1.6 që ka qenë që do të thotë sasia e të ardhurave është më e lartë se shpenzimet që bëhen për pensionet. A ka vështirësi sigurisht që ka sepse nëse bie numri i lidhjeve i bie që numri i kontribuueseve dhe e forcave të punës është më i ulët.
-Ulja e deficitit ka ardhur edhe si pasojë e pagës minimale?
Jo detyrimisht sepse efekti që ka paga është minor në krahasim me sasinë e të ardhurave që janë mbledhur. Janë rreth 1200 mijë -1300 mijë persona që paguajnë kontribute në bazë të pagës minimale ka një efekt tek 1.2 miliardë lekë në kontribute. Qytetarët janë të interesuar vetë për deklarimin e pagës reale sepse duan që t’i deklarohet paga reale sepse masa e pensionit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kontributet. Në dy vitet e fundit ka edhe një rritje të pagës. Ne shpresojmë që kjo rritje e pagave në sektorin publik të ndiqet edhe nga sektori privat. Sigurisht është e mirë sepse përmirësohet gjendja financiare e skemës.
-Duke parë këtë emigrim kaq të lartë të fuqisë punëtore në vend në këto vitet e fundit, lind pyetja kush do paguajë kontribute për ne kur të dalim në pension?
Kjo është një pyetje 1 milionë dollarëshe. Sigurisht nuk është e mirë për skemën e pensioneve sepse emigrimi i forcave punëtore të reja do të thotë se do të ketë më pak kontribuues në skemë. Unë them se nuk është vetëm çështje emigracioni por edhe produktiviteti. Ne akoma kemi hapësirë që të gjitha vendet e reja të punës ka akoma fuqi punëtore të lirë që mund ta zënë. Pensionet janë zhvillimi i tregut të punës, ekonomisë, politikës dhe nëse do kemi ndryshimeve drastike të këtyre faktorëve të nxjerrin jashtë loje edhe projeksionet, sepse askush se kishte parashikuar se do të vinte Covid, lufta në Ukrainë dhe që do të zgjaste kaq shumë dhe efektet e saj do ishin kaq të mëdha në ekonomi.
-Ne patëm edhe një reformë pensionesh në vitin 2014, fakti që jemi sot pas kaq vitesh dhe flasim për skemë deficitare që po shkon drejt barazimit mund të themi se ajo reformë nuk ishte e mirëmenduar?
Skemat e pensioneve janë gjithmonë në reformim sepse sa herë që ka ndryshim të faktorëve të tjerë duhen adresuar ndryshimet. Edhe në botë bëhen reformime, jo tërësore por në pensione dikush e bënë në invaliditet dikush tek përfitimet familjare. Qëllimi i reformës së vitit 2014, rritja e qëndrueshmërisë financiare të skemës dhe lidhjen e pensionit me kontributet e paguara, ai që ka kontribuar më shumë do të marr më shumë dhe ai që ka paguar më pak do të marr më pak. Ne kemi individ që kanë nga 45 vite pune dhe marrin sot sa paga mesatare në shkallë vendi, sepse kanë kontribuar për një kohë të gjatë. Reforma po jep përfitime më të mira për ata që kanë punuar, ne nxjerrim 40 mijë pensionit çdo vit dhe fenomeni që po hasim është se 35 për qind e pensioneve janë të pjesshëm, kanë vetëm punën në kohën e komunizmit dhe nuk kanë kontribuar asnjë lekë në skemë.
-A ka ardhur momenti që ligjvënësit të mendojnë për reformimin e skemës së pensione për ta bërë atë më eficente?
Variante reformash ka shumë, problemi është të gjitha këto modele reforma a përshtaten me realitetin e ekomomik, social të Shqipërisë apo jo. Ka disa vite që është diskutuar sistemi shumë kolonësh i pensioneve. Ky është një model që disa vende e kanë bërë dhe kanë dështuar, disa tjera e kanë bërë dhe i janë rikthyer prapë skemës publike. Duhet një debat shumë i madh që të bëhet jo vetëm nga qeveria por nga të gjithë aktorët, por a është e pranueshme nga qytetarët. Po ti thuash sot qytetarit që paguhet me pagë minimale që do paguash edhe 5 për qind ekstra a do ta pranojë, dhe nëse e pranon a i del atij rroga që të përballoj muajin dhe të heq edhe një 5 për qind për kontribute. Çdo reformë e pakujdesshme mund të lërë pasoja në kurriz të Buxhetit të Shtetit.