Çeçenët kampionë të Shqipërisë! – Dy mundësit Çeçenë siguruan medalje në Lojërat Mesdhetare në Algjeri
30 Qershor 2022
Jemi në fshatin mesdhetar ku ndodhen të gjithë sportistët pjesëmarrës në Lojërat e 19 Mesdhetare që zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Gazetari Endi Tufa raporton pranë ekipit shqiptar dhe pikërisht me mundësit që i kanë dhuruar medaljet e para Shqipërise, Dudaev dhe Abakarov, me origjinë nga Çeçenia.
“Sigurisht jam shumë i kënaqur për fitoren e medaljes së artë për Shqipërinë, për veten time, janë emocione pozitive sepse bëhet fjalë gjithnjë për medalje të artë”, rrëfen Zelimkhan Abakarov.
“Arrita të fitoj medalje bronzi, u ndesha në 2 kategori më të larta, jo në peshën time të zakonshme”, thotë Islam Dudaev.
“Jam shumë krenar që të garoj për Shqipërisë dhe të përfaqësoj këtë vend në arenën ndërkombëtare”, thotë Zelimkhan.
“Jemi krenarë që kemi shansin të garojmë për Shqipërinë, jemi krenarë që jemi pjesë e këtij vendi”, tregon Islam Dudaev.
Këta do të jenë edhe sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024.
“Sigurisht Lojërat Olimpike janë ëndrra e çdo sportisti, kështu që synimi ynë është të kualifikohemi dhe të fitojmë medalje për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024”, shprehet Zelimkhan Abakarov.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar një medalje olimpike për Shqipërinë”, thotë Islam Dudaev.
Tufa tregon simbolin e këtyre Lojërave Mesdhetare, i fituar nga secili sportist, por që janë të vetmit deri në këto momente. Do të kemi të tjerë sportistë në garë. Shpresojmë të kemi edhe luanë të tjerë për Shqipërinë.
Top Channel