Çelet sezoni turistik në Tepelenë, aktivitete kulturore në nder të Ali Pashës. –
Çelet sezoni turistik në Tepelenë, aktivitete kulturore në nder të Ali Pashës
- Qyteti i Tepelenës, ka çelur sezonin turistik ku së bashku me të edhe “Javën e Ali Pashë Tepelenës” në kuadër 230 vjetorit të lindjes tij.
Aktivitetet kanë startuar paraditen e kësaj të hëne me organizimin e një sesioni shkencor, ku prezente ishte edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputeti Bledi Cuci.
Krahas veprimtarisë shkencore në Pallatin e Kulturës, në sheshin qendror të qytetit, ku aktivitetet kanë vijuar me një ekspozitë me materialet e Ali Pashë Tepelenës si dhe dokumente administrative. Ndërkohë që nuk ka munguar prezantimi i kulinarisë me produkte bio të përgatitura sipas traditës nga amvisat e zonave përreth.
Pjesë e promovimit ishte edhe kostumografia dhe polifonia Labe e cila është një nga vlerat më të rralla, pjesë e UNESCO dhe pjesë e identitetit shpirtëror të Labërisë.
Në lidhje me këtë aktivitet është ndërprerë mësimi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të cilët pas rreth një ore janë urdhëruar të rikthehen në mësim.
Në lidhje me ndërprerjen e mësimit pritet një reagim nga Drejtoria Arsimore Rajonale, apo institucionet e tjera të arsimit. Ndërkohë këto aktivitete do të vijojnë për gjatë gjithë javës në qytetin e kalasë, e cila mban edhe emrin e Ali Pashës.
o.j/dita