Çeliku: A e keni idenë sa shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë pa nënshtetësi, që s’do mund të kalojnë kufirin pa pasaporta?!
Çeliku: A e keni idenë sa shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë pa nënshtetësi, që s’do mund të kalojnë kufirin pa pasaporta?!
Shkruan: Gjyla Çeliku
Ju e promovuat hapjen e kufirit, por a e keni idenë sa shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë pa nënshtetësi që s’do mund legalisht të kalojnë kufirin, pa pasaporta???!!!
A e keni ju idenë që shqiptarët pa nënshtësi në Maqedoninë e Veriut nuk kanë asnjë beneficion nga shteti???!!!
A e keni ju idenë që shqiptarët pa nënshtetësi edhe një ditë përvojë pune s’do kenë, do mbeten pa pension, pa sigurim shëndetësor, pa pronësi të evidentuar, pa ardhmëri të siguruar!
Beneficionet e tyre i shfrytëzojnë ata/ato nga Pusteci që i solli Gruevski për regjistrim, por përsëri nuk i doli matematika dhe u ndërpre procesi, paratë u harxhuan.
Nështetësia i shërben qytetarit për identifikim dhe lëvizje të lirë. Qytetari i shërben kombit dhe shtetit për numërim!
Ju për 20 vjet s’bëtë as njërën e as tjetrën, megjithëse të dyja janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, mbi të gjitha me njeriun, humanizmin dhe kombin!
Të gjithë duan sigurime shëndetësore, ndihma sociale, pensione dhe benificione, jo vetëm familjarët tuaj që edhe në varre marrin pensione.
Sinqerisht mjerim, sepse me fakte i kam shikuar në Malësi të Tetovës dhe gjysma e Shkupit!
Ju mund t’gënjeni përsëri për vota, por uleni dhe mendoheni që luani me jetërat e njerëzve dhe kjo është jonjerzore.
TETOVA1 com