Celularët po na ndërrojnë formën e kafkës. –

Teknologjia duket se ka arritur kulmet e saj dhe po përdoret masivisht. Por fakti që shpenzojmë shumë kohë duke “lundruar” në celular apo tableta po bën që në skeletin e njeriut të ketë dhe ndryshime kockore. Shkencëtarët bëjnë me dije se përpos rritjes së numrit të përdoruesve të teknologjisë janë kockat të cilat gjithnjë e më shumë po deformohen. Nëse në vitet 1800 kur ky fenomen u konsiderua i rrallë tanimë ndodh krejt e kundërta, pasi në shumë persona kanë filluar të shfaqen gunga ose deformime kockore në gishta ose në muskujt e tyre.

Studiuesit e Universitetit “Sunshine Coast” në Australi kanë vëzhguar se duke qendruar me kokë poshtë në aparatët celularë bën që të preken muskujt më pak të përdorur. Ata theksojnë se moshat tek të cilat po zhvillohen më shumë këto ndryshime kockore, janë pikërisht moshat e reja nga 18-30 vjeç, por nuk përjashtohen as moshat e tjera.

Çrregullimet muskulo-skeletore ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e simptomave të lidhura me qafën, supet dhe parakrahun.  Studiuesit australianë për të marrë rezultate të duhura, kanë skanuar 1200 kafka, mosha e të cilëve varionte nga 18-86 vjeç. Një prej mjekëve në grupin kërkimor theksoi: “Prej 20 vitesh punoj në klinikë dhe në dekadën e fundit gjithnjë e më shumë po zbuloj që pacientët e mi kanë këtë zgjatime të kafkës”. Në fakt, në 41% të të ekzaminuarve është zhvilluar një “masë kockore” në formë spine në zonën e mbrapme të kokës.

kocka e kafkes

Orët e kaluara në smartfonë, tableta dhe laptopë mund të bëjnë aq shumë tendosje në pjesët më të vogla të trupit, duke sjell një ndryshim të tyre.

Sipas ekspertëve, njerëzit i kontrollojnë mesatarisht cdo 12 minuta telefonat e tyre.

e.ll./dita