30 Mars 2025

Enri Çeno, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, në një postim në Facebook, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për përpjekjen e tij për të organizuar një udhëtim në Washington përmes rrjetit të lobistëve të paguar nga oligarkët e tij.

Sipas Çenos, ky udhëtim ka dështuar deri tani, falë ndërhyrjeve nga disa eksponentë të opozitës. Ai shtoi gjithashtu se Rama, përmes lidhjeve të tij në Tel Aviv, ka ofruar të mikpritur deri në 100,000 palestinezë, njëjtë siç bëri me Giorgia Melonin, duke tërhequr kështu vëmendjen në korridoret e pushtetit të ri në Washington.

Postimi i plotë: 

Edi Rama është duke tentuar maksimalisht të organizojë një udhëtim në Washington, nëpërmjet rrjetit të lobistëve të cilët paguhen nga oligarkët e tij, deri më tani ka dështuar, kjo edhe për meritë të ndonjë eksponenti të opozitës.

Së fundmi nëpërmjet lidhjeve të tij në Tel Aviv është ofruar për të mikpritur deri në 100.000 Palestinezë njëjtë siç bëri me Giorgia Melonin dhe kjo ka tërhequr vëmëndjen në koridoret e pushtetit të ri në Washington.