“Censi rrëzon propagandën e qeverisë”/Avokati zbulon prapaskenat: – Vetëm egjiptianë janë..
28 Qershor 2024
Avokati Gentian Serjani i ftuar në Review në Euronews Albania tha se me publikimin e censit bie poshtë propaganda që Tirana ka një zhvillim të madh për sa i për ketë popullsisë, pasi nga 2011 jemi më pak se 10 mijë banorë më shumë.
Serjani gjithashtu tha se ka përplasje mes shifrave të censit dhe Ministrisë së arsimit, pasi sipas shifrave të kësaj të fundit janë 11 mijë fëmijë egjiptianë që marrin librat falas ndërkohë censusi tregon se janë gjithsej 12 mije egjiptianë.
“Në këto vite në po themi se Tirana po mbi popullohet, është rritur por shifrat tregojnë se nuk ka ndonjë rritje të madhe, pra nga 20211 deri në 2023 kemi vetëm 9148 banorë më shumë, pra bie poshtë ajo propaganda që kemi pasur rritje të madhe ne Tiranë, por nuk reflektohet në shifra. Për sa i përket shifrave mund të themi se ka një lloj përplase të vetë shifrave zyrtare. Nëse do ti referohemi minoriteteve. Po të shohim minoritetin Egjiptian kemi një katërfishim të numrit, por po ti referohemi shifrave të Ministrisë së Arsimit vetëm fëmijë që marrin libra falas janë 11 mijë, ndërsa shifrat tregojnë 12 mijë egjiptian” tha Serjani.