Ceremonite tradicionale vazhdojne. Dita e Shumave (Te Shumteve) ne fashatin Kokdode, Puke.
Ceremonite tradicionale vazhdojne.
Dita e Shumave (Te Shumteve) ne fashatin Kokdode, Puke.
Më 1 nëntor – Ditën e përkujtimit të të vdekurve, u nisem simbolikisht për një shtegtim, sa të dhimbshëm, aq festiv: shtegtim drejt varreve të të dashurve të vdekur, po edhe drejt varreve të gjithë njerëzve që e kanë paguar me jetë besnikërinë ndaj idealeve të mëdha në rrjedhë shekujsh e në kohët tona.
Me këto ndjenja përulemi realisht e simbolikisht mbi varret e panumërta, të përhapura në mbarë planetin, të vjetra e të reja, varre martirësh e besimtarësh të thjeshtë, njerëzish të shquar e të panjohur, nënash e baballarësh, vëllezërish e motrash.
Përkulemi me lutje në buzë e me lot në sy për të dashurit që më s’janë.
1 nentor 2020.