Çështja CEZ-DIA: – Riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë
22 Shkurt 2023
Kreu i PL, Ilir Meta: “Jam përgjigjur me shumë qetësi e durim për t’i ndhmuar si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara”, u shpreh Meta, teksa theksoi se kjo është një çështje e cila “riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë”.
“Nuk është përgjegjësia ime por meqë keni pritur jam i gatshëm t’u përgjigjem me shumë qetësi dhe dashuri.
Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një cështje të filluar kryesisht që në 2019, me burime të hapura, portale me cfarë kuptova.
Unë ju kam thënë dhe qytetarëve dhe ju që kam pasur shumë pritshmëri që SPAK do ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë që sa herë do ftohesha do vija me shumë kënaqësi për t’i ndihmuar në cdo çështje që ata gjykojnë se unë mund t’i ndihmoj.
Sot, me sa kuptova kishte të bënte me cështje të CEZ dhe CEZ DIA.
Një çështje që është përsëritur dhe stërpërsëritur e riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë por jam i detyruar të tregoj sjelljen time prej qytetari ndaj institucioneve të drejtësisë dhe modelin qytetar në raport me transparencën që duhet të tregojë cdo person qe eshte i perfshire ne politike.
Jam përgjigjur me shumë qetësi e durim për t’i ndhmuar si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara”.
Gazeta Panorama