Çështja e detit me Greqinë/ Meta: – Kam kaq shumë prova e fakte,.- Rama një aventurier i marrë peng! Ia kam bërë të qartë…
17 Gusht 2022
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ka shumë fakte dhe prova që kryeministri Edi Rama ka bërë pazar me çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se çështja e detit nuk duhet ta shfokusojë aksionin opozitar nga denoncimi me fakte për vjedhjen me inceneratorët.
Ish-Presidenti shprehu gatishmërinë për të shkuar në Parlament për të dëshmuar lidhur me çështjen e detit.
Meta: Për këtë çështje kam kaq shumë fakte, prova të dëmeve të jashtëzakonshme që Rama i ka shkaktuar interesave të Shqipërisë, kombëtare, politike, por kjo nuk është një çështje që mund të më shfokusojë nga çështjet kryesore. Nuk devijon duke shpikur asgjë tjetër, kjo aferë do e marri në fund të detit.
Pa asnjë diskutim. I kam çuar një letër Kuvendit dy ditë përpara se të lë Presidencën. U kam çuar vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje, që vjen si rezultat i lojrave të këtij personi të papërgjegjshëmk, aventurier i marrë peng. Një dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave kombëtare. Dhe i kam bërë të qartë parlamentit që në çdo moment, si ish-President, të shkojë atje sa herë që të kenë ndonjë paqartësi dhe të kontribuojmë për interesin e Shqipërisë. Sepse dëmtimi i pozitës së vendit në mënyrë të qëllimshme, është i rëndë dhe i mirëdokumentuar. Nuk dua të flas më shumë për këtë çështje.
Gazeta Panorama