Çështja e kanabisit – Rama mohon raportet ndërkombëtare: – Hashashi në Shqipëri s’ekziston – 15/10/20
Çështja e kanabisit – Rama mohon raportet ndërkombëtare: – Hashashi në Shqipëri s’ekziston
– 15/10/20
Një tjetër çështje që bëri që kryeministrin Edi Rama të humbiste toruan në emisionin “Opinion” ishte trendi rritës i kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Gazetarja Fatjoni Mejdini, një nga autoret e raportit për Global Initiative, e pyeti Ramën në lidhje me përfundimin e strategjisë së luftës kundër drogës 2017-2020.
“Është një histori e mbyllur”,- u shpreh kreu i qeverisë, teksa mohoi edhe pamjet e gazetarit Artan Hoxha, duke i cilësuar të shkëputura nga arkiva.
Gazetarja Mejdini gjithashtu i kujtoi Ramës se Hollanda propozoi heqjen e vizave me Shqipërinë. Por përgjigja shmangëse e kreut të qeverisë ishte se, Hollanda përdor drogra të tilla si hashashi prej dekadash.
Gazeta Mapo