Çështja e kufirit detar, Rama sugjeron një zgjidhje: Kjo është një ide e vjetër, e kam menduar si më të mirën për të shmangur kurthet e politikës vendore!
Çështja e kufirit detar, Rama sugjeron një zgjidhje: Kjo është një ide e vjetër, e kam menduar si më të mirën për të shmangur kurthet e politikës vendore!
16 SHTATOR 2020
Gazeta Sot
Kryeministri Edi Rama ka folur për Euroneës Greece, ku tha se dy janë mundësitë për zgjidhjen e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose ndërmjetësim nga një vend i tretë, ose në gjykatë. Kjo është zgjidhja më e mirë për kryeministrin që eliminon sipas tij edhe reagimet nacionaliste lokale.
“Është shumë e thjeshtë. Vende në këto rrethana kanë zgjedhur një vend tjetër miqësor dhe konsensual për ndihmë, të lehtësojë dialogun por nga ana tjetër kanë përdorur edhe Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës. Kjo është një ide e vjetër dhe është një mundësi që gjithmonë e kam menduar si më të mirën për të shmangur kurthet e politikës vendore, ndezjen e qëllimeve nacionaliste dhe patriotizmit të rremë, thjesht duke na ndarë dhe duke krijuar keqkuptime mes popujve tanë”, tha ai.
Sa për zgjerimin e Greqisë me 12 milje, Rama e cilësoi si një të drejtë që i vjen nga Konventa e Detit, por nuk aplikohet në rastin e Shqipërisë.
“Është e drejtë e Greqisë dhe është e bazuar në Konventën Ndërkombëtare të se Drejtës së Detit në të cilën shumë qartë thuhet se çdo vend mund të zgjerojë kufirin e tij brenda zonës detare aty ku është e mundur. Qartësisht ky nuk është rasti me Shqipërinë dhe për këtë na duhet marrëveshja, pra është legjitime për Greqinë që ta thotë këtë”, theksoi ai.