Çështja “McGonigal”, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Panorama TV: – Rrotat e drejtësisë amerikane janë në lëvizje
4 Korrik 2023
Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ne SHBA, Medlir Mema, është shprehur se rrotat e drejtësisë amerikane janë në lëvizje për çështjen “McGonigal”.
Komentet Mema i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi personale lidhur me akuzat e korruptimit të zyrtarit të lartë të FBI-së, pasi sipas tij, Rama duhet të shihet si një individ i vetëm dhe Shqipëria nuk ka pse merr kosto mbi këtë gjë.
“Isha pjesë e delegacionit po mu desh të largohesha për tu kujdesur për fëmijët. Ky nuk është takimi i parë që Diaspora për Shqipërinë ka pasur me kongresmenë. Është çështja e hapur e “McGonigal”. Këtu roli i Shqipërisë është i ditur, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama. Kemi shprehur edhe rëndësinë e ndarjes së rolit Rama nga roli i Shqipërisë në këtë rast.
Nëse ka një rol, pra një rol që Rama është i qartë që ekziston, Rama nuk duhet të fshihet pas postit të kryeministrit, por të dalë si një individ që ka bërë diçka për përfitime të caktuara politike. Nëse vërtet çdo individ brenda qeverisë Rama mban përgjegjësi për veprimet e tij, atëherë këtu duhet të shkëputemi. Sa problematike është sjellja e Ramës, ndërhyrja e tij në institucionet më të larta të SHBA dhe korrupsion aktiv në FBI… Rama duhet të mbajë përgjegjësi individuale dhe personale në aspektin e korrupsionit aktiv ndaj një zyrtari të lartë të FBI-së.
Në lidhje me paralajmërimin e Berishës, ne jemi paralajmëruar për shumë gjëra ng eksponentë të opozitës dhe unë nuk i kushtoj shumë vëmendje. Ingranazhet e drejtësisë amerikane janë në lëvizje. Janë të paktën dy çështje gjyqësore të hapura. Rrotat e drejtësisë amerikane janë në lëvizje dhe nuk do të ndalojnë pavarësissht përpjekjeve që Rama po bën për të ndërtuar një imazh të ri si lider perëndimor, në një kohë që është autokrat. Në këtë kontekst siguroj publikun shqiptar që ky proces është në vijim dhe Rama do të jetë më shumë pjesë e këtyre hetimeve”, u shpreh Mema.
Gazeta Panorama