1 Tetor 2024

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN lidhur me çështjen e Ervin Salianjit tha se veprimet e institucioneve nuk e bindin për shumë arsye. Sipas saj nëse Salianji ka ofruar para atëherë ai të dënohet për korrupsion dhe jo për kallëzim të rremë penal.

“Në 2018 doli Salianji bashkë me zyrtarë të tjerë dhe bënë një denoncim publik ku shfaqën një audio përgjim. Në të ishte Agron Xhafaj. Ditën e dytë dhe të tretë nxorën emrin e bashkëpunëtorit që ishte Albert Veliu, Babale. Atë natë Xhafaj mori avionin dhe shkoj në Itali. Po të kishim shtet atëherë ai nuk do të ishte larguar.

Skandal ishte që Xhafaj depozitoj kallëzim penal kur zëri i tij nuk u bë krahasim me audio përgjim. Edi Rama tha që krahasimi u bë nga një laborator privat në Angli. Kur u shfaq Fredi Alizoti i gjithë policia vinte pas tij dhe sesi ky hyri në lojë dhe çfarë iu premtua nuk sqarohet asnjëherë. Unë sot mënyra si u sollën institucionet nuk më bind.

Nëse Salianji e ka kryer këtë vepër penale të ma vërtetojnë.  Gjithë problem është që të na tregohet roli konkret të Salianjit, nëse ka ofruar para atëherë të dënohet për korrupsion jo për kallëzim të rremë.”