“Çfarë bën Ardi Veliu dhe shefi Krimit Ekonomik?”, shpërthen Myslim Murrizi dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Javën tjetër do sjell filmime!
“Çfarë bën Ardi Veliu dhe shefi Krimit Ekonomik?”, shpërthen Myslim Murrizi dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Javën tjetër do sjell filmime!
23 DHJETOR 2020
FacebookWhatsAppTwitterEmail
Deputeti Myslim Murrizi denoncoi sot aktivitetin e sektorit Call Center në Shqipëri, duke cituar media të huaja që sipas tij thonë se ky biznes xhiron 15-30 milionë euro në muaj në Shqipëri.
“Do të sjell javës tjetër edhe filmime që sa punonjës kanë brenda këto kompani fantazmë që nxijnë faqen e Shqipërisë në vendet e BE-së”, tha Murrizi duke shtuar se fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese ruhen në mënyrë të paligjshme nga oficerë të RENEA-s.
“Pashë në një gazetë shqiptare, që një haker shqiptar që s’ia japin emrin, mbase është këshilltar i ministres suaj ka vjedh 504 mijë euro me lojën e famshme të Call Center-ve. A ka Polici Shteti? Krim Ekonomik, Hetim Tatimor apo SHISH të më thotë se çfarë aktiviteti zhvillojnë këto 655 Call Center-a në Shqipëri?! Çfarë fitimi realizojnë përveç pagave minimale si fasonët? Gjitha mediat austriake, gjermane, daneze, shkruanin që kompani me qendër në Tbilis, Izrael dhe Ukrainë ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dukë xhiruar nga ky biznes 15-20 milionë euro në muaj”, tha Murrizi.
“Do të sjell javës tjetër edhe filmime që sa punonjës kanë brenda këto kompani fantazëm që nxijnë faqen e Shqipërisë në vendet e BE-së. Nuk e di çfarë bën Ardi Veliu dhe shefi Krimit Ekonomik? SHISH që sillet me dy standarde. Fëmijët e drejtuesve të institucioneve kushtetuese ruhen sot në mënyrë të paligjshme nga oficerë të RENEA-s, apo oficerë të Gardës së Republikës, sepse milionat që u mashtrojnë qytetarëve të BE nëpërmjet punës së pistë që realizojnë në mes të Bllokut në Tiranë duan edhe mbrojtje speciale”, shtoi deputeti.
Gazeta Sot