Cfare do bashkbisedoj Edi Rama ne Bjellorusi kur ne Shqiperi: Listat e Hapura, Rama e thotë troç: PS nuk është fondacioni “Populli”, kemi interesat tona politike
Cfare do bashkbisedoj Edi Rama ne Bjellorusi kur ne Shqiperi: Listat e Hapura, Rama e thotë troç: PS nuk është fondacioni “Populli”, kemi interesat tona politike
18 qershor 2020
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Hajdari, ku ajo e akuzoi se nuk i kishte mbajtur premtimet e dhëna në Kuvend, për diskutimin për listat e hapura.
Rama tha se premtimi i tij ishte dhënë në një kohë, kur opozita e rrugës, kërkonte që të merrte pushtetin me dhunë, ndërkohë që Hajdari kishte humbur kohë, pasi kishte hezituar që të bënte marrëveshjen.
Rama e tha troç se PS në fund të ditës është një parti politike, që do të vendosë më së pari dhe interesat e saj, dhe të atyre që e kanë votuar dhe e kanë mbështetur.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Zonja Hajdari iu dëgjova me vëmendje dhe nuk mund ti shmangem replikës, edhe pse në këtë moment do të doja të mos shprehesha publikisht, sa kohë që ka një proces ende të papërfunduar, për shkak të zvarritjes që po i bën opozita jashtëparlamentare, marrëveshjes që ju dhe tre anëtarët e tjerë të Këshillit Politik keni firmosur në selinë e një ambasade mike.
Është e vërtetë që unë i kam thënë ato në këtë Kuvend, unë kam detyrimin që tiu jap shpjegimin tim, ajo që kam thënë unë ka qenë që të mos humbisnim kohë, të uleshim në një tavolinë ne dhe ju, dhe të adresonim rekomandimet e OSBE-Ohdir për të mbyllur detyrimin që buron edhe nga ajo që ka lënë të shkruar BE.
Dhe kam thënë që do të diskutojmë në një shkallë të dytë temën që ju keni në vëmëendje, ju refuzuat, se nëse do të uleshim qysh atëherë kur ata të tjerët e kishin ndarë mendjen se do ta merrnin pushtetin me dhunë, sot do të ishim duke bërë biseda të tjera, por ja qe eksperienca bën të vetëm, dhe kur ajo mungon, mbrapa vjen edhe fatura. Ka një gjë në politikë, që ju nuk e menduat dhe është e pakthyeshme, ajo është koha, ju vetëm i ratë daulles dhe thatë lista të hapura, lista të hapura.
PS nuk është fondacioni Populli, ku shkonin të gjithë te gjenerali Rrapush, PS është një forcë politike që ka dhe interesat e veta, dhe si forca më e madhe politike, ka më shumë përgjegjësi dhe ndikim më të madh në fatet e vendit. Kjo temë është në zhvillim e sipër dhe mua më vjen keq, që ju kujtoni se mund ta kaloni lumin duke i hipur kalit mbrapasht, nga një anë vini kushte pas kushtesh, dhe nga ana tjetër duke dalë përditë duke na sharë dhe duke na ofenduar.”
j.l./ dita