Çfarë do të ndodhë nëse bëhen sërish zgjedhje pa opozitën? Ish-ministri i PS paralajmëron ndryshimin e madh, mesazh të fortë Ramës
Çfarë do të ndodhë nëse bëhen sërish zgjedhje pa opozitën? Ish-ministri i PS paralajmëron ndryshimin e madh, mesazh të fortë Ramës
2 Qershor 2020
Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Socialiste, Gjergj Koja tha se nëse bëhen sërish zgjedhje pa opozitën, do të jetë një problem i madh për perspektivën e Shqipërisë në BE.
“Palët nuk kanë dashur ta përmbyllin këtë reformë më 31 maj dhe padyshim që ja hedhin fajin njëra-tjetrës. 31 maji vuri në alert edhe ndërkombëtarët, thjesht sepse duhet të mbyllnin Reformën Zgjedhore në Shqipëri, që ta raportonin se u mbyll kjo reformë apo për rikthimin e demokracisë, kjo mbetet për t’u parë. Nuk ka sistemi zgjedhor të keq, këtu te ne nuk është çështja te sistemi. Këtu te ne është instaluar këmbëkryq kriza e besimit. Ky është një sistem zgjedhor, me të cilin ka ardhur në pushtet edhe PD me aleatët e saj, edhe PS me aleatët e saj. Pra, çështja është se nuk ka besim. Çështja e parë është a do të futet opozita në zgjedhje apo jo.
PS i ra mbi kurriz një pushtet absolut, për shkak të megagafës që bëri PD. Nëse vazhdojmë kështu me këtë precedent, që nuk do të futet opozita në zgjedhje, dhe ky është një problem i madh dhe perspektiva e Shqipërisë në BE largohet, sa nuk ta pret mendja. Për këtë, mendoj se PS duhet të tolerojë, sepse përfitimi i futjes së të gjitha palëve në zgjedhje është i pamatë, për vetë PS, por edhe për gjithë Shqipërinë. Po na monitorojnë të gjithë ndërkombëtarët. Ne i largohemi BE, nëse nuk futemi të gjithë në zgjedhje”, u shpreh ish-ministri Koja për News24.
Gazeta Sot