Çfarë do të ndodhë pas pandemisë? Analisti i njohur jep parashikimin aspak të këndshëm për Shqipërinë 9 Prill 2020
Çfarë do të ndodhë pas pandemisë? Analisti i njohur jep parashikimin aspak të këndshëm për Shqipërinë
9 Prill 2020
Analisti Afrim Krasniqi ka bërë një parashikim se çfarë do të ndodhë me vendin tonë pas koronavirusit, por nuk ka lënë pas përmendur edhe opozitën e cila sipas tij në këtë kohë duhet të bashkëpunonte me qeverinë për situatën ku ndodhemi nga COVID-19.
“Edhe në vende të tjera, opozita ka qenë shumë e ashpër me qeverinë. Sjellja e opozitës te ne, po synon të ndryshojë imazhin, por disa edhe e shkatërrojnë fare imazhin. Ajo që do të duhet të kishte ndodhur, duhet të kishte pasur një komunikim me mazhorancën, një bashkëpunim, për të dhënë një sinjal se situata duhet të kapërcehet. Opozita ka dy probleme, së pari duhet gjetur kush është opozita. Së dyti, ka qenë e papërgatitur, që pas tërmetit do të kishim një situatë të tillë. Nga ana tjetër, qytetarët nuk presin vetëm këshilla, por edhe një lloj reflektimi.”- tha analisti për A2.
Ndërsa për situatën se çfarë do të ndodhë pas pandemisë, ai shtoi:
“Do të jetë një nga situatat më të vështira për Shqipërinë, të paktën në dekadën e fundit. Po humbim shumë kohë me prodhimin e krizave të ditës. Kur ta kalojmë këtë situatë do të humbim trenin e integrimit, të reformave dhe të kthehemi në emergjencë. Pjesa më e madhe po varfërohen, ndërsa pakica është pasuruar shumë më tepër. Ky është një lajm negativ për mënyrën se si do të ecë demokracia dhe se si do të reflektohet”.
Gazeta Sot