Çfarë e pret Tokën ditën e Shën Valentinit në vitin… . – NASA ngre ALARMIN: Një asteroid ka shanse të…
10 Mars 2023
Sipas Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s, një asteroid i sapo zbuluar, afërsisht me madhësinë e një pishine olimpike, ka një “shans të vogël” për t’u përplasur me Tokën pas 23 vitesh.
Me shumë mundësi në ditën e Shën Valentinit në vitin 2046.
Asteroidi ka 1 në 625 shanse për të goditur Tokën, bazuar në projeksionet e të dhënave nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, megjithëse sistemi Sentry i Laboratorit Jet Propulsion i NASA-s ka llogaritur shanset ndryshe, afërsisht 1 në 560. Por deri tani shkëmbi hapësinor – i quajtur 2023 DW – është i vetmi objekt në listën e rrezikut të NASA-s që renditet me shanse 1 nga 10.
Asteroidi ka një diametër rreth 50 metra, sipas të dhënave të NASA-s. Shkëmbi hapësinor u pikas për herë të parë në qiell më 2 shkurt dhe po udhëton rreth 15.5 milje në sekondë (25 kilometra në sekondë) në një distancë prej më shumë se 11 milionë milje (18 milionë kilometra) nga Toka, duke kryer një rrotullim rreth diellit çdo 271 ditë./CNN
Gazeta Sot