Çfarë është ERTV?
Çfarë është ERTV?
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot në Parlament një përgjigje për akuzat që i janë bërë për ERTV.
ERTV kuptohet se është Edi Rama Televizion.
Të paktën këtë kemi kuptuar deri më sot.
Kryeministri thotë të kundërtën.
“Çdo logo videoje në Facebook e quajnë televizion” – tha ai.
Mirëpo çfarë është ERTV në kuptim edhe të ligjit që po diskutohet?
A mund të quhet ai vetëm një shërbim video i Facebook ndërkohë që ka të drejta ekskluzive transmetimi të aktiviteteve të shumta zyrtare pa asnjë vendim?
Këtë kryeministri nuk e sqaroi, por ka shtuar se ERTV nuk merr para nën dorë dhe se ajo kushton shumë më pak se portali më irrelevant.
Sa kushton ERTV?
Si i paguan z. Rama ata që punojnë aty? Dhe çfarë është ERTV?
Pyetje që kërkojnë përgjigje zyrtare tashmë meqenëse kryeministri është shqetësuar kaq shumë.
ResPublica
Nga Gazeta Dita