Çfarë është uji detox? Ja 3 recetat më të pëlqyera!

Me afrimin e sezonit të nxehtë të vitit, uji bëhet gjithmonë e më tepër jetik në aktivitetet tona ditore, por edhe pse jemi në dijeni të të mirave që ai sjell, shpesh kemi probleme me dehidratimin.

Të pish sa më shumë ujë gjatë ditës do të thotë të ndjekësh dietën më të mirë për të qenë gjithmonë në formë, energjik e me lëkurë të hidratuar. Me afrimin e sezonit të nxehtë të vitit, uji bëhet gjithmonë e më tepër jetik në aktivitetet tona ditore, por edhe pse jemi në dijeni të të mirave që ai sjell, shpesh kemi probleme me dehidratimin.

Për të “trukuar” trurin në mënyrë që të konsumojmë sa më shumë ujë, na duhet pak më shumë se sa vullnet. Fundja ky lëng pa ngjyrë, pa aromë dhe pa shije, përtej nevojës minimale, nuk të motivon më shumë për ta konsumuar. Por fatmirësisht ka disa mënyra mjaft të thjeshta dhe efikase që jo vetëm do të të bëjnë të konsumosh më shumë ujë, por edhe do ti shtojnë më shumë shije dhe vlera ushqyese këtij lëngu.

Uji detox ka filluar të bëhet mjaft popullor gjatë pranverës dhe verës së viteve të fundit, sepse është mjaft i lehtë për tu përgatitur dhe ka pafund receta për të. Me anë të detoksifikimit ky ujë largon të gjitha papastërtitë dhe toksinat në organizëm. Të ndihmon të biesh në peshë dhe e pasuron trupin plot me vitamina të rëndësishme.

Kur të nisësh ta përdorësh do të vësh re shtim të energjive trupore dhe përmirësim të humorit; i gjithë trupi dhe mendja do të mbushen me pozitivitet!

Këto janë 3 recetat më efektive të ujit detox për ty:

  1. Më i përdoruri: Uji me kastravec, limon e mente.

Konsumimi i ujit me kastravec dhe limon në mëngjes me stomakun bosh do të këtë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm. Limoni ndihmon në tretje, për të hequr toksinat e dëmshme në trup dhe për të pastruar e shkëlqyer lëkurën.

Përbërësit:

– Ujë 1.40 lt

-1/2 kastravec

– 1 limon

– Disa gjethe mente

Përgatitja:

Lajmë kastravecin dhe limonin duke e prerë në feta dhe pastrojmë me ujë të bollshëm gjethet e mentes. I vendosim të gjithë përbërësit në një kanë të gjerë dhe e mbushim atë me ujë. Është e rëndësishme që uji të përzihet disa herë dhe të lihet së paku një natë në frigorifer përpara konsumit.