“Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?” – Dorëzoi informacione shtesë në SPAK, Monika Kryemadhi publikon dokumentet dhe hedh akuzat e rënda
“Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?” – Dorëzoi informacione shtesë në SPAK, Monika Kryemadhi publikon dokumentet dhe hedh akuzat e rënda
17 DHJETOR 2021
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pas informacioneve që dorëzoi dje në SPAK për aferën e incenatorëve, ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale.
“Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?
Qytetarët presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, me vasalin e tij, Erion Veliaj.
Edi Rama, si ideator i skemës së inceneratorëve dhe zbatues i saj, këtë radhë ka firmat mbi vendimet që i kanë dhënë jetë skemave.
Ndërsa Erion Veliaj firmos me urdhër të Ramës. Ku e gjen të drejtën, që në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore, neni 54/dh, të marrë atributet e Këshillit Bashkiak? Ai ka grabitur duke lidhur taksat e qytetarëve, për 30 vjet me inceneratorin e Tiranës, me një vlerë në total 91,784,500 Euro pa Tvsh.
Jam e bindur se zbatimi i ligjit dhe leximi objektiv i provave nga ana e institucioneve të drejtësisë, do të mundësojë, që nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze të inceneratorëve të përballen dhe të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.”, shkruan Kryemadhi.
Përplasjet brenda PD-së, Mentor Kikia publikon foton që po ‘thyen’ rrjetin: Për dyer më të sigurta…
Sali Berisha bën publik planin që ka përgatitur për goditjen e radhës ndaj Lulzim Bashës, i jep gjithashtu postin e rëndësishëm Albana Vokshit (DETAJE)
Janë rikthyer sërish bashkë? Publikohet fotoja që po ‘thyen’ rrjetin, detaji në veshjen e Jonida Maliqit është i njëjtë me atë të Romeo Veshajt.
Gazeta Sot