Çfarë ishte Akademia e Re e Voskopojës?
Çfarë ishte Akademia e Re e Voskopojës?
18 shkurt 2020
Akademia e Re e Voskopojës ishte institucion arsimor dhe qendër kulturore me rreze të gjerë edhe jashtë Shqipërisë, që veproi në Voskopojë në gjysmën e dytë të shek.XVIII.
Ishte shkollë e nivelit të shkollës së mesme, me kompleks arsimor-kulturor të ngritur nga Bushatllinjtë në Shkodër.
U ngrit, mbahej dhe administrohej nga personel shqiptar, por sipas traditës mësimet bëheshin në greqisht.
Jepeshin lëndë mësimore si logjika, metafizika etj., ndër to edhe fizika.
Nga fundi i shek.XVIII, veprimtaria e Akademisë së Re shkoi duke rënë, derisa u shua.
- Dita