Çfarë ishte Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit

Kolegji arbëresh i Shën Adrianit ishte qendër e rëndësishme arsimore dhe kulturore e arbëreshëve të Italisë.

U çel më 1734 dhe u quajt fillimisht Kolegji arbëresh Korsini.

Me themelimin e katedrës së gjuhës shqipe nga J. de Rada (1849), dha ndihmesë me vlerë për shkollën shqipe e mendimin pedagogjik shqiptar.

Pothuaj të gjithë shkrimtarët e dijetarët arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës gjatë shek.XVIII-XIX kanë ndjekur këtë institut arsimor.

Kolegji arbëresh i Shën Adrianit pati një rëndësi të madhe për rolin dhe kontributin e tij në fushën kulturore e atdhetare.

Gazeta Dita