Çfarë janë Venomet? –
Çfarë janë Venomet? –
Venomet janë e drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë.
Para pushtimit osman kjo e drejtë kishte qenë e kristalizuar edhe në kanune të veçanta si ai i Lekës, i Skënderbeut etj.
Gjatë pushtimit osman venomet u mbajtën në disa vatra të qëndresës shqiptare si në krahinën e Himarës, në krahinat malore në veri dhe jug të lumit Drin dhe në krahinën e Malësisë së Madhe.
Venomet i kundërviheshin ligjshmërisë dhe administratës osmane, e cila detyrohej t’i pranonte ato, duke i quajtur si privilegje të veçanta që u jepeshin disa krahinave.
Venomet iu njohën krahinës së Himarës nga sulltan Bajaziti II qysh më 1492 me një marrëveshje, sipas së cilës krahina qeverisej në bazë të venomeve të saj kundrejt një detyrimi vjetor.
Te permendur jane Jurisett tradicional shqiptar, qe ishin nismetar per Venome te Krahines se gjere te Laberise: Papa Zhuli dhe Idris Suli (Zhuli), te dy nga fshati Zhulat i Laberise (rrethi Gjirokaster).