Çfarë ndodh nëse Shqipëria nuk i paguan borxhin biznesmenit italian Becchetti.
Çfarë ndodh nëse Shqipëria nuk i paguan borxhin biznesmenit italian Becchetti.
22 PRILL 2021
Biznesmeni italian, Francesco Becchetti ka treguar se çfarë do të ndodh sipas tij nëse Shqipëria nuk do ti paguajë atij 110 milionë euro dëmshpërblim pas humbjes së gjyqit.
Becchetti u shpreh se nëse Shqipëria nuk i paguan atij borxhin atëherë vendi jonë nuk do të mund të marrë dot më hua nga Banka Botërore.
“Unë kam fituar arbitrazhin dhe kam të drejtë të dëmshpërblehem. Dëmet u shkaktuan nga kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria e tij që shkelën detyrimet e një trakti ndërkombëtar dhe të drejtat e investitorëve nëpërmjet një sjellje arbitrare që rezultoi madje deri në shpërblim. Më pas qeveria shqiptare i tha sistemit ndërkombëtar që do të paguante që do të rregullonte gabimet e saj prandaj duhet të mbajë fjalën. Shikoni, që në fillimet e viteve 90 si një ndër të parë investitorë për të nisur investimet në Shqipëri në atë vendim qe shumë e rëndësishme fakti që Shqipëria bënte hapa përpara që i mbahej angazhimeve dhe që mbi të gjitha ishte e drejtë ndaj investitorëve të huaj sepse kjo është mënyra më e mirë për të tërhequr investime dhe për të gjeneruar rritje dhe punësim. Mendoj që Shqipëria pikërisht nga kjo pikë duhet të rifillojë. Në të vërtetë kryeministri Edi Rama i ndërmori këto veprime për të hequr lirinë e shtypit. Por Shqipëria duhet të kthehet të aderojë në shtetin e së drejtës,” tha biznesmeni ndër të tjera.
Gazeta Sot