Çfarë ndodh tani pas largimit të Thaçit? Ja kush merr frenat e shtetit në Kosovë
Çfarë ndodh tani pas largimit të Thaçit? Ja kush merr frenat e shtetit në Kosovë
5 NËNTOR 2020
Hashim Thaçi sapo ka shpallur dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës, pikërisht kur SHBA është në kulmin e numërimit të votave për President.
Kjo pasi në këtë ditë, një rast “vakumi” diplomatik, Gjykata Paraprake e Hagës ka konfirmuar akuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Thaçit, veselit dhe krerëve të UÇK-së për krime lufte.
Kjo situatë kaotike pritet të sjellë një zhvillim krejt të ri në politikën e Kosovës, ku automatikisht, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani emërohet Presidente e Republikës për një periudhë 45 ditore.
Gjatë kësaj kohe Osmani nis procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nëse nuk arrihet të zgjidhet në Kuvend Presidenti vendi shkon në zgjehdje pas 45 ditësh. Deri tano kandidaturën për President e ka shpallur vetëm Ramush Haradinaj.
GazetaShqip