“Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”/ Guljelm Radoja-Robert Ndrenikës: Përse u shite miku im?
“Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”/ Guljelm Radoja-Robert Ndrenikës: Përse u shite miku im?
25 Korrik, 2019 22:07
Aktori i njohur Guljelm Radoja i pozicionuar që në krye të herës kundër shembjes së Teatrit, i është bashkuar sot artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të Teatrit.
Radoja iu drejtua aktorit Robert Ndrenika, duke folur për kthesën që ky i fundit bëri , duke pranuar shembjen e ndërtesës.
“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Çbëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, tha aktori