Çfarë përmban dosja 184 që denoncoi Basha?

9 mars 2019

Në emisionin “Java në RTSH”, u komentua dje në mbrëmje për dosjen e famshme 339, por edhe për një tjetër dosje që pritet të dalë në dritë, dosjen 184.

Dosja 184 që përmendi kryetari i PD-së Lulzim Basha pak ditë më parë ka të bëjë me zgjedhjet lokale të parakohshme në Peshkopi

Sipas analistit Lorenc Vangjeli, Partia Demokratike pretendon se në përgjime rezulton vetë kryeministri Edi Rama.

Ajo që është lënë të kuptohet në këto ditë, është që ekzistojnë përgjime të cilat faktojnë blerjen e votës. Burime për emisionin tonë thonë se selia blu po përpiqet të lidhë kryeministrin e vendit në biseda me një personazh të njohur të asaj zonë, i cili mendohet se është i filmuar në ndarje parash”, tha Vangjeli.

Duke ju referuar ligjit, Vangjeli nënvizoi edhe një problem për pretendimet e PD-së dhe shpalli edhe një sfidë për kryetarin e PD-së. “Në momentin që në përgjime del një person me imunitet si kryeministri, hetimi duhet të ndalohet. Çfarë është regjistruar duhet të shkatërrohet. Domethënë në dosje nuk mund të ketë asnjë përgjim të kryeministrit Rama. Duke ditur këtë, unë paralajmëroj se nëse diçka e tillë megjithatë ekziston, kryetari i PD do të thotë se përgjimet ua ka vënë në dispozicion një shërbim i huaj partner”, tha analisti Lorenc Vangjeli mbrëmjen e së premtes.

o.j/dita