
Çfarë po ndodh? Gledis Nano paraqitet në SPAK
28 KORRIK 2022
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Mediat bëjnë me dije se Nano ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e SPAK.
Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do zhvillojë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Në fokus të takimit Nano-Kraja janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Në fokus të takimit edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt.
Gazeta Sot