Çfarë po ndodh: – I mbyllet goja medias, vetëm RTSH e ATSH ekskluzivë në seanca e komisione. Bunkerizimi i Parlamentit
Çfarë po ndodh:
I mbyllet goja medias, vetëm RTSH e ATSH ekskluzivë në seanca e komisione. Bunkerizimi i Parlamentit
7 QERSHOR 2021
Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka miratuar një rregullore që synon për t’i mbyllë gojën medias, duke shmangur kontaktet e gazetarëve me deputetët apo të marrë pamje ekskluzive vetë.
Seanca e parlamentit do të jenë me një regji të përqendruar që do t’u shpërndahet me anë të një fishe unike transmetimi të gazetarëve, të cilët do të jenë të “kyçur” në një dhomë më vete.
Pra gazetarët nuk do të kenë mundësinë të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Madje vendimi i Byrosë i detyron gazetarët që deputetët që duan të marrin intervista të paraqesin një kërkesë me shkrim te Zyra e Shtypit e Parlamentit për arsyet se pse kërkohet.
Kjo bëhet me idenë për t’i siguruar ambientet e orarin e intervistës, por që në thelb synon kontrollin e dhënies së prononcimeve të deputetëve, të sidomos të atyre që mund jenë kundër qeverisë, apo zërave kundër brenda maxhorancës.
Ajo që është me çuditshmja është se Kuvendi i ka lënë një dorë të lirë televizionit publik RTSH dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ato do të shëtisin në çdo komision dhe në çdo hapësirë të sallës së seancave plenare, ndërsa gazetarët e tjerë e kanë të ndaluar.