Çfarë po ndodh me Bajram Begajn?! Ankthi i orëve të fundit. – Kërkohet firma e Metës por Presidenti ndodhet në Stamboll
4 QERSHOR 2022
Nga Gazeta Sot
…Për të shkuar në Kuvend Begaj duhet të përmbushë edhe disa detyrime ligjore,…
Kanë mbetur vetëm pak orë nga votimi i raundit të katërt në Parlament. Për të shkuar në Kuvend Begaj
duhet të përmbushë edhe disa detyrime ligjore, siç është për shembull dorëheqja nga detyra aktuale e
shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Mësohet se Begaj e ka dërguar dorëheqjen e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, ku pas miratimit nga Peleshi
nevojitet edhe firma e Metës për lirimin e tij nga detyra.
Ndërkohë, Presidenti nuk ndodhet në Shqipëri që prej ditës së djeshme, ndërsa mëngjesin e sotëm
uroi “fundjave të mbarë nga Stambolli” duke marrë pjesë në një forum ekonomik në Maltepe
të Turqisë. Rrjedhimisht, Presidenti Meta nuk mundet që të japë firmën e tij brenda orëve që kanë
mbetur për të liruar Begaj nga detyra në mënyrë që ai të zgjidhet në krye të shtetit në vend të tij.
Nisur nga situata e krijuar, burimet bëjnë me dije se aktualisht Rama dhe Balla janë në një mbledhje
në Kryesinë e Kuvendit me Klotilda Bushkën për të gjetur një hapësirë ligjore për të shmangur ngërçin
në fjalë.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjidhja që do të gjejë maxhoranca për të mos djegur raundin
e sotëm të votimit për Presidentin e ri të Republikës.