Çfarë po ndodh me motin në botë? – Akulli ‘mbulon’ shkretëtirën e Saharasë ndërsa, bie borë në Arabinë Saudite
Çfarë po ndodh me motin në botë? Akulli ‘mbulon’ shkretëtirën e Saharasë ndërsa, bie borë në Arabinë Saudite
17 JANAR 2021
Ndërsa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk bëjnë pjesë në listën e këtyre vendeve.
Por këtë muaj, janë regjistruar reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite kanë shkuar deri në -2 gradë C.
Në foto e shpërndara në rrjet, duket akulli në dunat e rërës në Sahara, në imazhe të ngjashme me ëndrrat ndërsa temperaturat kanë rënë nën zero.
Ndërkohë në Arabinë Saudite, vendasit dhe të huajt u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë.
Gazeta Shqip